Surroi tregon se qysh ia dha gjysmën e peshkut Kadaresë: Më pa Ismaili, doli nga pyelli - NACIONALE

Surroi tregon se qysh ia dha gjysmën e peshkut Kadaresë: Më pa Ismaili, doli nga pyelli

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Veton Surroi, shkrimtar dhe opinionist i njohur, ka shkruar një shkrim të gjatë, që më shumë i ngjan një eseje përkujtimore për Ismail Kadarenë, shkrimtarin e njohur shqiptar, që ndërroi jetë dy ditë më parë.

Gjatë shkrimit të publikuar në Koha, Surroi ka kujtuar takimet e tij me shkrimtarin Kadare.

Një të tillë, ai e ka realizuar në Qerret, një zonë e njohur bregdetare në Shqipëri.

Madje, Surroi ka shkruar se si ia kishte dhuruar gjysmën e peshkut Kadaresë.

“Një ditë në Qerret erdhi nga deti si dhuratë një peshk i zënë prej një peshkatari gjeneroz. Gjysma e peshkut të madh ishte dhuratë për mua, gjysma për Ismailin.

Shkova ta dorëzoja dhuratën menjëherë, i vetëdijshëm se po hyja në zonën e orës 10 të mëngjesit, zonën ku Ismaili jeton me shtojzovallet, rrethin e radhës të Dantes, psenë e vërtetimit të përhershëm të Dostojevskit se Zoti ekziston, nevojën për disiplinë të hekurt të fjalisë e njëkohësisht të lirisë që fjala të vallëzojë e vetme në të po të dojë” – ka shkruar ai.

Surroi ka shkruar edhe për takimin me Kadarenë në ditën kur ia dhuroi gjysmën e peshkut.

“Shpresoja që do të hyja me diskrecion dhe t’ia dorëzoja Helenës. Ajo doli për një çast më vonë se ç’mendoja dhe Ismaili më pa me peshkun e kapur për bishti duke ardhur nga pylli, një skenë gjithsesi më afër zonës së tij të preferuar antike. Më ofroi që të ulesha për një çast se “edhe ashtu nuk e kam pirë kafenë para se ta filloj punën”. Në tavolinën e verandës, duke shikuar nga pylli dhe deti kishte dy fletore, njërën në të cilën shënonte mendime që i vinin dhe citate që i zbulonte a rizbulonte. Në tjetrën tashmë kishte filluar esenë e radhës” – ka shkruar Surroi.

Lajme të ngjashme