Sunny Hill rikthehet në Prishtinë - puna e tokës do të diskutohet - NACIONALE

Sunny Hill rikthehet në Prishtinë - puna e tokës do të diskutohet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Si ka një javë që kur organizatorët e Sunny Hill njoftuan se festivali i paraparë që të mbahet në Prishtinë do të zhvendoset për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Dhe krejt kjo zhvendosje erdhi pasi Qeveria e Kosovës si duket pengoi dhënien e pronës për festivalin.

Pas një javë, sot më 20 qershor, Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill, njoftuan se festivali do të mbahet përsëri në Prishtinë.

Deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës (në emër të Qeverisë së Kosovës), Komunës së Prishtinës dhe Sunny Hill Festival. Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë.”, u tha në njoftim.

Në një deklaratë të përbashkët, u tha se Sunny Hill do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Prishtinë, por toka që ishtë problem në fillim, tash doli që u zgjodh.

Njoftimi i tyre askund nuk tregon se ku do të mbahet festivali, por vetëm në një lokcion më të përshtatshëm dhe se lokacioni i tokës do të diskutohet.

Institucionet qëndrore dhe lokale bashkarisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm.Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë", thuhet në njoftimin e tyre.

Në anë tjetër, Sunny Hill bëri të ditur se festivali do të mbahet edhe në Tiranë.

“Sunny Hill mbetet në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht, ndërsa në Tiranë do të mbahet më 26, 27 dhe 28 gusht”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Sunny Hill në Facebook.

Por, çka ndodhi më parë?

Dukagjin Lipa – babai i pop-yllit më të madh kosovar, Dua Lipës dhe organizatori i festivalit më të madh ndonjëherë në Prishtinë Sunny Hill – kishte ndarë një lajm shumë të keq javën e kaluar, përmes llogarisë së tij në Facebook: Festivali Sunny Hill nuk do të mbahet sivjet në Prishtinë.

E gjithë çështja ka të bëjë me 17 hektarët që Prishtina vendosi t’i jepte festivalit më të madh në Kosovë për 99 vjet.

Kjo u tematizua gjerësisht madje edhe në politikë, me Vetëvendosjen që shprehte kritika të ashpra në ambientet e Asamblesë Komunale. Por, Asambleja Komunale duket se nuk ka qenë i vetmi vend ku është stopuar ky vendim.

Ministria e Administrimit dhe Pushteti Lokal kishte ndërhyrë në punët e Komunës së Kosovës duke e vonuar vendimin për tokën e Sunny Hill.

Ndërsa ministri e Kulturës kishte thënë se kanë kërkuar dokumente shtesë lidhur me çështjen.

Ndërkohë, në Tiranë lajmi për Sunny Hill u prit me entuziazë.

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj vuri në pah menjëherë përfitimet që do t’i ketë Tiranë nga festivali.

Kujtojmë se zhvendosja e Sunny Hillit ngriti debat të gjerë në shoqërinë kosovare.

Lajme të ngjashme