Storia e pabesueshme por e vërtetë prapa filmit për ariun që hëngri 30 kilogramë kokainë - NACIONALE

Storia e pabesueshme por e vërtetë prapa filmit për ariun që hëngri 30 kilogramë kokainë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prej kur traileri i filmit "Cocaine Bear" u publikua, ka pasur reagime të egra në rrjetet sociale.

Dhe tash që është lansuar në kinema, fansat kanë pasur mundësinë të kenë një shije të filmit që është bazuar në filmin me një storie të pabesueshme por të vërtetë.

Prej kur u publikua, "Cocaine Bear" i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë, duke fituar 23 milionë dollarë në fundjavën hapëse në ShBA.

Me një emër interesant, për çka bën fjalë saktësisht "Cocaine Bear"?

Epo, në përmbledhjen zyrtare të filmit thuhet: "Një grup i çuditshëm policësh, kriminelësh, turistësh dhe adoleshentësh mblidhen në një pyll të Gjorgjias, ku një ari i zi 200 kilogramësh shkon në një tërbim vrastar pasi ka gëlltitur pa dashje kokainë."

Duke dëshmuar se e vërteta është shpesh më e çuditshme se fiktivja, filmi horror komedi i ardhshëm i Elizabeth Banks bazohet në ngjarjen e jetës reale të një kontrabande droge të shkuar keq.

Në qendër të kapjes ishte Andrew Thornton, një ish-polic i narkotikëve dhe avokat i cili është shndërruar në kokën e një rrjeti trafikimi droge në Kentaki, e njohur si "Kompania".

Kjo anë e stories mjafton që të jetë bazë e një filmi - por gjërat morën një kthesë edhe më bizare në vitin 1985.

Derisa është në ikje nga Kolumbia, Thornton hedh pako të kokainës së Klasës A afër Balairsville në Gjorgja, para se të kërcejë edhe vetë nga një avion me autopilot.

Trupi i tij ishte gjetur më vonë në një rrugë në Noksvill, me Byron e Hetimeve të Gjorgjas që sugjeron se ai mund ta ketë goditur kokën në bishtin e avionit dhe dështoi të hapte parashutën para se të binte përtokë.

Kur autoritetet shkuan në skenë, ata gjetën trupin e Thornton me një jelek antiplumb dhe këpucë të markës "Gucci".

Ai po ashtu pati dylbi për të shikuar natën, një grusht para, thika, dy pistoleta dhe, mos të harrojmë, një çantë të mbushur me miliona dollarë kokainë.

Por kjo nuk do të ishte çanta e vetme e mbushur me drogë në këtë storie.

E kuptoni, tre muaj më vonë,

pasi gjurmuan shtegun e fluturimit të aeroplanit të Thornton, oficerët zbuluan të vdekur ariun e zi tashmë famëkeq 175 kilogramësh në Pyllin Kombëtar Chattahoochee.

Disa pako të zbrazëta ishin gjetur rreth kafshës, dhe ata shpejt e kuptuan se kishte gëlltitur një nga dhjetë thasët e dozës që përmbanin kontrabandën.

Ndoshta nuk ishte befasia më e madhe se ariu kishte ngrënë 30 kilogramë kokainë dhe kishte vdekur si rezultat i mbidozës.

Ndryshe nga filmi, në të cilin ariu shkon në një gjueti vrasjesh, duket se ai përjetoi një vdekje të tmerrshme dhe të menjëhershme në jetën reale.

"Hemorragji cerebrale, insuficiencë respiratore, hipertermi, insuficiencë renale, insuficiencë kardiake, goditje në tru. Ju mendojeni, ai ari e kishte", tha një mjek ligjor.

Në jetën reale, ariu i kokainës u mbush dhe mund të shihet në dyqanin "Kentucky For Kentucky in Lexington".

Duhet ta shihni vërtet për ta besuar dhe "Cocaine Bear" po shfaqet tani në kinema.

Lajme të ngjashme