Sondazh: Sa për qind e agjëruan Ramazanin dje? - NACIONALE

Sondazh: Sa për qind e agjëruan Ramazanin dje?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Administratorët e Nacionales në grupin e saj në Viber e kanë hapur dje një sondazh me një pyetje të thjeshtë, fare të thjeshtë: A po e agjëroni Ramazanin?

Kësaj radhe kishim tri alternativa për përgjigje: “Po”, “Jo” dhe “Nganjëherë”.

Nga sondazhi i djeshëm del se mbi 54 për qind e qytetarëve që morën pjesë në votim ishin agjërueshëm në atë moment, ose 389 sosh. Ndërkohë, 43 për qind nuk ishin agjërueshëm, ose 312 votues. Opsionin e tretë “nganjëherë” e zgjodhën vetëm 2 për qind, ose 16 qytetarë.

Muaji i Ramazanit – i shenjtë për besimtarët muslimanë – nisi më datën 23 të këtij muaji.

Siç ndodh rëndom, edhe kësaj here ky muaj pritet të ketë impaktin e tij mbi jetën ekonomike dhe kulturore të vendit.

Lajme të ngjashme