Si u padit “Prison Break” nga vëllezërit të cilët thonë se seriali vodhi storien e tyre - NACIONALE

Si u padit “Prison Break” nga vëllezërit të cilët thonë se seriali vodhi storien e tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Më 2005, “Fox” publikoi episodet e para të dramës së popullarizuar “Prison Break”. Vitin pasues, kompania u padit nga dy vëllezër që pretendonin se ishte vjedhur storia e tyre.

Robert dhe Donald Hughes kërkuan dëmshpërblim nga “Fox”, pasi dorëzuan dokumente padie për të drejtat autoriale, në të cilat thuhej se agjenti i tyre i kishte dërguar “Fox” një skriptë më 2001, ku detajohej eksperienca e tyre.

Robert ishte vetëm 16-vjeç kur gabimisht u burgos në burgun për të rinj pasi nëna e tij, e cila vuante nga paranoja deluzionale, potencoi se ai e kishte kërcënuar me diçka të mprehtë gjatë një diskutimi.

Nëna e tij më vonë tërhoqi akuzat, por tinejxheri u urdhërua të qëndronte në mbajtje derisa të mbushte 21-vjet.

Pas dënimit, Donald hartoi një plan. Ai arriti ta lironte Robert nga burgu, dhe dyshja kaloi katër vite në arrati, duke bërë punë që u ofroheshin, derisa i shmangeshin policisë.

Në vitin 1968 ata u shfajësuan pasi “Kansas City Star” publikoi storien e tyre.

Edhe pse është një rrëfim i çmendur, vëllezërit thanë se “Fox” nuk ishte e interesuar në të, pasi i ishte ofruar skripta. Si rezultat, ata mbetën të befasuar kur kompania publikoi serialin për një inxhinier i cili pozicionon veten në burg në mënyrë që ta shpëtojë nga dënimi me vdekje vëllain e akuzuar gabimisht.

Duke folur për “Associated Press” atë kohë, Robert komentoi: “Nëse do ta shisnim storien në një studio tash, ata do të mendonin se po e kopjojmë ‘Prison Break’.”

Donald shtoi: “Është rast klasik të pasurit kur përfitojnë nga të varfërit”.

‘Prison Break’ pati pesë sezone para se të përfundonte më 2017, me një finale ku protagonisti Michael Scofied (Wentworth Miller) u ribashkua me familjen pas viteve duke u fshehur.

Vitin kur episodi i fundit u publikua, krijuesi i spektaklit, Paul Scheuring aludoi se mund të bëhen më shumë nëse skenaristët vijnë me një storie që ia vlen.

“Ka zero përqind gjasa që seriali të rikthehet nëse nuk kemi një storie top nivel”, tha ai për “Hollywood Reporter”.

“Tash, ne nuk kemi atë storie. Kjo nuk do të thotë se nuk do ta gjejmë. Por nuk do ta bëjmë serialin të vazhdojë vetëm pse ne duam. Duam të jetë e vlerës shumë të lart dhe kualitetit të lart”, vazhdoi krijuesi.

Pavarësisht komenteve të Scheuring, çdo shpresë për rikthim të një storieje të re me kastën origjinale u shkatërrua më 2020, kur Miller tha se kishte kryer punë me serialin.

Është e paqartë çka ndodhi me padinë e vëllezërve Hughes kundër “Fox”, por fakti se seriali vazhdoi për të krijuar edhe disa sezone tjera, tregon se nuk pati shumë zhvillime të rëndësishme.

Lajme të ngjashme