Si u njoftuam: Ai më tha se tash ndihet trans, e prisja të ndodhte - NACIONALE

Si u njoftuam: Ai më tha se tash ndihet trans, e prisja të ndodhte

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në vitin 1993, Anna ishte ftuar në drekën e ditëlindjes së të dashurës në San Francisco, ku po jetonin të dyja:

"Ne po takoheshim rastësisht në atë kohë", thotë ajo. "Shkuam për një festë me një grup të madh njerëzish në shtëpinë e saj." Ajo kujton se e dalloi menjëherë Benin, i cili në atë kohë identifikohej si grua.

“Pashë Benin me syze dhe i rrinin shumë bukur”, thotë ajo. Ata folën pak, por Ben nuk tregoi shumë interesim.

“Anna po dilte me një shoqe shumë të mirë timen”, thotë ai. “Dhe unë po jetoja në Long Beach, ku po përfundoja studimet në patologji”. Pas drekës, ata ndanë rrugët dhe ai më nuk priste ta shihte përsëri Annan.


Në pranverën e vitit 1994, Ben u transferua në Sakramento. Deri në këtë kohë, Anna dhe e dashura e saj ishin ndarë. “Ende po mendoja për Ben dhe iu përgjërova një prej shokëve të tij të na linte një takim”, rikujton ajo, duke qeshur. Ai hezitonte në fillim për shkak të marrëdhënies së mëhershme të Annas me shoqen e saj, në ditëlindjen e së cilës e kishte takuar. Sidoqoftë, ai thotë: “Ajo nuk e kishte problem, kështu që vendosa të shkoja e ta shihja”.

Ata u takuan në San Francisco disa javë më vonë dhe kaluan ditën duke ecur rreth qytetit, para se të ndanin disa tako. “Ishte një takim shumë i ëmbël”, thotë Ben. “Ajo ishte shumë simpatike. Isha shumë i lumtur që isha me të”.

Javën pasuese ata dolën sërish dhe shkuan në kinema. “Ishte film i frikshëm”, thotë Ben. Pastaj, ata u puthën për herë të parë.

Ata vazhduan të dilnin deri kur Ben u transferua në San Francisco në vitin 1995. “Para Benit, kurrë nuk e kisha menduar të kisha një marrëdhënie afatgjate, por ne ishim shumë të lumtur së bashku”, thotë Anna. Gjërat u bënë edhe më serioze dhe çifti u shpërngul për të jetuar bashkë më 1996, para se të bënin një ceremoni të veçantë vitin pasues.

“Ne e bëmë vetë martesën tonë, diçka që bënin njerëzit homoseksualë më herët, pasi martesa mes seksit të njëjtë nuk ishte legale”, thotë ajo.

Më 2001, u bënë me fëmiun e parë, i cili u përcoll me binjakë më 2002: “Nuk shkuam në një bankë sperme, por vendosëm të kërkonim nga miku ynë i besueshëm, Tex, që të jetë donator”, thotë Anna. Familja u transferua në një shtëpi në Okland më 2004.

“Ai ka një banesë ndaras por jemi shumë afër. Ai është dajë për fëmijët”, thotë ajo. Më vonë atë vit, Ben dhe Anna u munduan të formalizojnë marrëdhënien, pasi kryebashkiaku i San Franciscos, Gavin Neëson, tash guvernator i Kalifornisë, konfirmoi planet për të legalizuar martesat e seksit të njëjtë në qytet. “Pritëm në rend për orë të tëra por dokumentacioni ynë u refuzua dy muaj më vonë”.

Vetëm një muaj pas futjes në fuqi të ligjit, 4 mijë çifte të seksit të njëjtë u martuan në San Francisco, por pastaj Gjykata Supreme e Kalifornisë i bëri invalide. [Kryebashkiaku Neësom] në fakt nuk e pati fuqinë të bënte atë lloj ndryshimi”, thotë Anna.

Dy vite më vonë, Ben i tha Annas se më nuk identifikohej si grua gej, por si burrë transgjinor. “Procesi ishte më shumë si evoluim se një vijë e bërë në rërë”, thotë ai. “Prezantimi gjinor nuk kishte ndryshuar, por mora vendimin të kem një operim hormonal në mënyrë që trupi im të përshtatej me këtë. Tranzicioni im nuk është binar, por është ndryshim për mënyrën si ndihem dhe si shihem në botë”.

Për Annan, kjo nuk ishte befasi. “Po prisja që kjo të ndodhte. Të gjithë që i njihnim ishin shumë pranues të shprehjeve të ndryshme gjinore, kështu që nuk ishte fare e panjohur për mua. Doja që ai të ndihej rehat”. Më 2014, ata më në fund arritën të martohen legalisht, nën gjirin familjar dhe të miqve. “Ne gjithashtu kemi një festë martesore për çdo vit, në përvjetorin e asaj që nuk u lejua”, thotë Anna.

Pas gati 30 viteve bashkë, ajo ende vlerëson mënyrën si partneri e mban me këmbë në tokë.

“Kam ADHD [çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes], kështu që truri im mund të jetë kudo. Ai është shumë i drejtë dhe gjithmonë i sinqertë. Nuk bën gjithmonë gjënë më të lehtë, por e bën atë të duhurën. Është artist i madh dhe prind i jashtëzakonshëm”.

Ben vlerëson kreativitetin e Annas:

“Ajo e di çka ka në zemër dhe nuk është asnjëherë e frikësuar ta ndajë”, thotë ai.

“Gjithmonë shfaqet, dhe e dua për mënyrën si e sheh botën ndryshe nga unë. Më ndihmon të shoh gjëra që nuk i kam vënë re kurrë”.





Lajme të ngjashme