Si të jesh më i vëmendshëm e fuknksional me meditim, ushtrime dhe gjumë - NACIONALE

Si të jesh më i vëmendshëm e fuknksional me meditim, ushtrime dhe gjumë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pavarësisht nëse jeni duke ngarë një makinë me fëmijë që po bërtasin në sediljen e prapme, ose nëse po mundoheni të lexoni një libër në një kafene, derisa dikush flet zëshëm në telefon, vëmendja është esenciale për navigim e ndërveprim me botën.

Mirëpo, vëmendja ka kapacitet të limituar, që nënkupton se ne mund të procesojmë vetëm një numër të caktuar gjërash njëkohësisht. Ja pse është esenciale të jesh në gjendje të filtrosh shpërqëndrimet që mund t'iu largojnë nga fokusi dhe detyra primare që keni.

Studimet e reja nënvizojnë rëndësinë e meditimit ditor, ushtrimeve dhe gjumit për përmirësimin e funksionit ekzekutiv, një komponent i vëmendjes që na ndihmon të prioritizojmë atë me të cilën duam të kemi punë me interferencë të filtruar.

Funksionimi ekzekutiv

'The Conversation' thotë se kur studiohet vëmendja në laborator, zbërthehen disa komponentë unikë që kanë qëllime të ndryshme. Funksionimi ekzekutiv është komponenti që të sulmon kur po mundoheni të fokusoheni në një ambient shpërqëndrues, si përshembull të bëni një bisedë kur në TV është filmi juaj i preferuar.

Duke bërë meditim në baza ditore, ushtrime të vazhdueshme dhe mirëmbajtja e periudhës solide kohore të gjumit - ju mund t'i jepni shtytje të madhe funksionimit ekzekutiv. Kështu që, nëse dëshironi të përmirësoni produktivitetin dhe të reduktoni impulsivitetin, ju duhet të konsideroni të bëni këto ndryshime në rutinën tuaj.

Meditimi

Meditimi është një prej mënyrave më të mira për të përmirësuar funksionalitetin. Edhe pas pesë ditëve të të bërit meditim 20 minutësh ditor, ka pasur rezultat dhe disa individë kanë qenë në gjendje të filtrojnë shpërqëndrimit. Dukej se nuk kishte ndonjë teknikë superiore meditimi, përderisa objektivi kryesor ishte kontrolluesi i vëmendjes. Një teknikë e zakonshme që përdoret për fokus gjatë meditimit është përqëndrimi në frymëmarrje, në miks me tentativat për t'i larguar mendimet e padëshiruara.

Ushtrimet

Qeveria e Kanadës rekomandon që njerëzit mbi 18-vjet të merren me ushtrime 150 minuta në javë për të mbajtur shëndetin. Kjo gjithashtu luan rol të madh në funksionimin ekzekutiv.

Njerëzit që thanë se merren me aktivitete fizike për gjatë orë në javë, treguan funksion ekzekutiv të përmirësuar.

Gjumi

Është gjithashtu e rëndësishme të shikojmë sa kohë po shpenzoni për gjumë, pasi njerëzit shpeshherë reduktojnë pushimin për shkak të punës dhe obligimeve sociale. Edhe pse disa studime kanë gjetur se gjumi i reduktuar gjeneroi funksion ekzekutiv më të dobët, rezultati më i zakonshëm ishte se gjumi i reduktuar nuk kishte impakt spcifik në komponentët e vëmendjes në të njejtën mënyrë siç kishin meditimi dhe ushtrimet.

Në fakt, i bënte njerëzit më të ngadaltë ndaj reagimeve dhe më të të ekspozuar ndaj bëries së gabimeve.

Lajme të ngjashme