Si të bashkëjetosh me ngjarjet e tmerrshme në botë dhe përsëri të mos çmendesh
Intervistoi: Melisa Lajqi
Zëri i saj tingëllon sikurse zërat që duken të moshuar për shkak të qetësisë , por në të njejtën kohë ka fuqi të madhe dhe tingujt janë të gjallë. Në fakt, Christine Salem këndon këngë që janë të vjetra: ato janë këngë pune dhe këngë nga tradita maloya në ishullin Réunion në Oqeanin Indian.
Salem bën muzikë të fuqishme, të fokusuar fort, në të cilën të gjithë elementët janë thelbësorë, pa asgjë të tepërt. Ajo thotë se ndjehet sikur shpirtrat lëvizin përmes saj kur luan, dhe megjithëse mund ta dyshoni nëse nuk jeni besimtar, do të jetë e vështirë të mos dashuroheni në muzikën e saj, sapo ta dëgjoni. Kjo më ndodhi mua, kur e dëgjova në koncertin e saj në Teatrin Oda, në Prishtinë. Ajo u rikthye në Prishtinë pas 5 vitesh kur kishte performuar në po të njejtin festival, “FemArt”. Kur e luta që të jepte një intervistë për Nacionale, ajo nuk ngurroi. Kjo është biseda që e bëra me të pas koncertit.
A ka një aspekt spiritual në muzikën që bëni ?
Christina Salem: Ndonjëherë kur këndojë, jam e pushtuar nga shprirtrat dhe këndojë në gjuhë qe nuk e di as vet. Vjen vetvetiu, është si një shkrim automatik. E jetoj brenda meje si një formë shërimi.
Në një nga këngët e juaja, i bëre homazh Nelson Mandelës. Thatë që, ajo që e respektoni më së shumti te ai është fakti sesi ka arritur të kalojë nga urrejta në dashuri. Na flisni pak për këtë proces?
Christina Salem: Shumë herë, shoqëria fajësohet për shumë gjëra por duhet ta tejkalojmë urrejtjen, ose të qëndrojmë në këtë gjendje mendore ose të fillojmë të kuptojmë se si funksionojnë gjërat. Dhe kur të kuptoni, gjëja e parë është të pranoni, që të mos i marrësh gjërat personalisht. Ky pranim më ka ndihmuar ta kem rolin e vëzhguesit dhe thjesht të vezhgojë pa e bërë vetën nervoz, të trishtueshme e kështu me radhë.
A ndodhi ky transformim përmes muzikës ?
Christina Salem: Kjo ndodhi përmes muzikës dhe gjithashtu në Ishujt Reunion ne nderojmë shumë paraardhësit tanë. Ne kemi një kulturë tradicionale që ia hapim derën të gjithëve, madje edhe armiqëve më të këqij. Për këtë është dashuria. Ne nuk jemi këtu për të jetuar padrejtësinë. Në jetë merr atë që është e mirë për ty, nëse të shërben, e merr, nëse nuk të shërben, e hedh. Kur e kupton se si gjërat funksionojnë, përjeton më pak padrejtësi. Unë aty ku jam rritur, ishim gjithmonë shumë të afërt me familje, kështu që isha vërtet e tronditur kur pashë njerëz që lëndonin njëri-tjetrin ose flisnin pas shpine të njëri-tjetrit përshembull.
A është çdo këngë e krijuar me një qëllim?
Christina Salem: Varet. Si e patë sonte, kam këngë për gratë në përgjithësi. Për gratë që ndiqen nga burrat nëpër qytete, gra të rrahura ose të vrara në shtëpi. Të fundit përshembull e kam shkruajtur kur kam lexuar që brenda 15 ditësh kanë ndodhur 3 vrasje të grave, dhe kjo më bëri të pyesja vetën se ku po shkon kjo botë në të cilën jetoj, sepse po ndodhin aq shumë raste të pabesueshme sa duhet krejt kohën t’ia kujtosh vetës se nuk janë trillime, por ngjarje të vërteta.
Si e keni përjetuar koncertin në Prishtinë, edhe a do doje të ktheheshe sërish?
Christina Salem: Mos gaboni të ndryshoni zemrën, rrini siç jeni se shumë kam pasur përvojë të mirë. Unë jetoj në moment, dhe sa më shumë jetojmë në moment, aq më mirë shkojnë gjërat. Me ftoni, dhe do të kthehem, me knaqësi.