Shuki: “Sa budalla agjëron e që lyp q* nane vizore...” - A ka të drejtë?
Jemi në ditën e gjashtë të Ramazanit dhe duket se, njëmend, kurrë më shumë të tillë që agjërojnë nuk ka pasur.
Por pse realisht agjërojnë njerëzit? Nëse flasim për çështje fetare, që ndërlidhen me solidarizim, pastrim shpirti/trupi, e mishërim me të varfrit, është ajo çka realisht përfaqëson muaji i Ramazanit.
Sidoqoftë, nuk do ta merrnim përgjegjësinë të thonim se të gjithë agjërojnë për atë arsye, pasi njeriu i gjallë rastis në gjithçka dhe dëgjon lloj-lloj teorie, që nganjëherë thjesht mund të jenë pa kurrfarë logjike.
Personaliteti i njohur televiziv dhe i radios, Mentor Shuki, i njohur gjërësisht me emrin e fundit që e përmendëm, ka elaboruar gjerë e gjatë në "pisat, lakmitarët e dashakeqët që agjërojnë".
Me gjasë, i revoltuar nga eksperienca të ndryshme personale, ai mundohet të ekspozojë agjëruesit "budallenj", me anë të një postimi në Facebook.
Shkrimi i tij lë shumë hapësira tjera për koment, teksa përcillet me kujdes një mesazh jo shumë 'ortodoks'.
Sidoqoftë, do të mundohemi të reflektojmë mbi atë që thuhet nga Shuki, duke ruajtur objektivitetin.
Pjesa e parë e postimit të Shukit:
"Për Ramazan edhe gjatë zgjedhjeve
Përveç që shumica dërrmuese janë njerëz të ligë, njerëz të poshtër me ADN , hipokrizia e më së shumti padituria shihet gjatë dy periudhave që i naltpërmenda. Asnjëherë më shumë njerëz që e mbajnë Ramazanin e agjërojnë në Kosovë nuk ka pasë, kurrë, e po ashtu kosovarët asnjëherë s’kanë qenë ma pisa, lakmitarë e dashakëqinj."
Komenti: Qëndrimi i Shukit në këtë pjesë mund të derivojë nga qëndrimi personal i momentit apo eksperinca frustruese me subjekte në të kaluarën e afërt. Mënyra se si është përpiluar kjo pjesë, na jep arsye të besojmë se ai ka pasur një mori ndërveprimesh me subjekte, të cilat nuk i kanë dhënë përshtypjen e "njerëzve të mirë".
Nacionale ka kontaktuar me Sekretarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Ahmet Sadriu, për ta verifikuar atë që thotë Shuki, se "asnjëherë më shumë njerëz që e mbajnë Ramazanin e agjërojnë në Kosovë, nuk ka pasë", por po del të jetë se ky ka qenë një hamendësim personal, sigurisht pasi ka dëgjuar raste të shpeshta të njerëzve që agjërojnë në jetën e përditshme.
Sadriu potencoi se nuk ekziston asnjë statistikë apo studim në lidhje me numrin e agjëruesve aktivë në Kosovë, as këtë vit dhe as në të kaluarën.
Pjesa e dytë e postimit të Shukit:
"Gjithsesi nëse e merr nji mikrofon edhe del e pyet se pse agjërojnë, e sheh sa budalla oshtë.
Janë ata që e marrin agjërimin si tip diete... menja e tyre se veç dietë nuk oshtë.
Janë ata tjerët që secili i ka pasë edhe në shkollë fillore që kanë dalë para tabelës edhe s'kanë folë asnjë fjalë. As po, as jo, as s’kom msu, as hiç, veç rrinë si duda e lypin q* nane me ia u thy vizoren për krèje."
Komenti: Nuk jam i sigurt nëse duhet quajtur "budallenj", por nuk mund të mos pajtohemi se mund të hasësh në raste, si t'i quajmë... të çuditshme ndoshta, nëse dilni me mikrofon në shesh dhe pyesni njerëzit pse agjërojnë. Por, ej, kush jemi ne të gjykojmë, apo jo?
Sa i përket pjesës së fundit, ku portretizohen "nxënësit e shkollës fillore që nuk flasin fare dhe lypin q* vizore kreje", duhet të themi se raste të tilla është e vërtetë se janë të rastësishme në shkollë fillore, por asesi nuk do thonim se meritojnë "q* nane vizore kreje".
Fëmijët që ndjekin shkollat, sidomos ato publike, vijnë nga shtresa dhe rrethana të ndryshme sociale. Ankthi shoqëror dhe pasiguritë që mund të vijnë nga gjiri familjar, shpesh manifestohen me ngecje në të folur kur i kërkohet nga mësimdhënësi, në prani të të tjerëve.
Pjesa e tretë e postimit të Shukit:
"E poashtu janë edhe ata që kqyrin me la diçka për 30 ditë agjërimin. E nëse e gjeni veten në këtë grupin e tretë... t'jua hjeki gajle: Jo p*dhat e nanës, se me e la vnerin, ligësinë e poshtërsinë, nuk i lanë me një muaj agjërim. Duhet me mushë kadën me ujë të vakët e me i shtre mirë mu ulë e zbutë ato të qim non gjynahe njëherë. Masnej duhet me pranu që jeni i /e poshtër, e kur e pranon, masnej kadal dale secili me takat me ndryshu diçka për mirë."
Komenti: Pavarësisht shprehjeve eksplicite dhe, ndoshta jo etike, nuk do t'i fusnim duart në zjarr për ta mbrojtur teorinë se nuk ka të tillë që agjërojnë për arsyen që thotë Shuki më lart.
Përshkrimi figurativ "me u shtri në kadë dhe me i zbutë gjynahet me ujë të vakët", gjithashtu besojmë fuqishëm se nuk do të funksiononte për "t'i larë gjynahet", por ej, ndoshta edhe mund të ndodhë... të pamundurat bëhen të mundura çdo ditë.
Pjesa e katërt e postimit të Shukit:
"A sa për që jeni ju myslimanë a katolikë e besimtarë përnime... ato fore nuk i hajmë, e aq ma pak i-lum-i-nalti.
Boni najsen mirë si me agjëru 5 vjet më thanë njehet.
Amin"
Komenti: Se "foret nuk i han i lumi nalti", pajtohemi kolektivisht në redaksinë e Nacionales. Në fakt, varësisht prej orientimit fetar dhe qëndrimit që mund të kenë në lidhje me fuqinë e mbinatyrshme, të gjithë u pajtuam se ajo fuqi nuk mund të mashtrohet, por edhe pse të mundohet të mashtrohet lind pyetja?
Qëndrojmë fuqishëm prapa pjesës "boni najsen mirë", por nuk jemi aq të sigurt nëse një e mirë mund të barazohet me pesë vjet agjërim.