Shën Gjergji në fshatin gjakovar, njihuni me Kosovën e panjohur (+21) - NACIONALE

Shën Gjergji në fshatin gjakovar, njihuni me Kosovën e panjohur (+21)

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Festa e Shën Gjergjit është një festë pagane, e cila ende festohet në disa fshatra të Kosovës.

Kjo festë paraqet lidhjen shpirtërore të njeriut me natyrën dhe fenomenet e saj.

Ritualet e kësaj feste variojnë nga rajoni, por simbolikën e kanë të përbashkët, lutjen për fatin e mirë.

Për këtë, në fshatin Babaj i Bokës në komunën e Gjakovës, qindra qingja janë therur, si pjesë e ritualit të shënimit të kësaj dite.

Fotografi i Nacionales, Valdrin Xhemaj, ka vizituar sot këtë fshat i cili gjendet në kufi me Shqipërinë, dhe ka shkrepur disa fotografi.

Më poshtë, gjeni fotot nga shënimi ditës së Shën Gjergjit në këtë fshat.

KUJDES, FOTOGRAFITË PËRMBAJNË PAMJE TË RËNDA!

Një burrë duke mbajtur në dorë dy qingja të therur

Disa burra duke mbajtur një nga shumë qingjat e therur në shenjë të festës së Shën Gjergjit

Pamje nga procesi i therjes së qingjave

Lajme të ngjashme