“S’DUAM, S’DUAM BABËN” - NACIONALE

“S’DUAM, S’DUAM BABËN”

1 javë më parë

nga NACIONALE

Në histori pak mund të kenë dëgjuar për Haxhi Qamilin, por historikisht të gjithë janë përballuar me qëllimin e tij famkeq.

Megjithëse, ai jetoi para një shekulli, ideja e tij nuk ka vdekur akoma. Përpjekjes për krijimin e një Shqipërie demokratike, Haxhi Qamili, në vitin 1914 iu kundërvua me idenë e dominimit të figurës së “BABËS” – si alternativë politike në kurriz të demokracisë.

Slogani i popullarizuar “DUAM, DUAM BABËN”, ishte reaksion kundër mundësisë për shoqëri demokratike.

Ajo thirrje fatale e para një shekulli vazhdon të jehon ende – tani në Kosovë.

Një shekull pas, kërkesa për “BABËN” si alternativë politike tek masa dhe për masën, sot është duke u përjetuar zëshëm. “Nevoja e domosdoshme për “BABËN” apo domosdoshmëria e nevojshme e “BABËS”?!” – Kulti i individit i mishëruar me Kultin e babës, “Kurtin Babë” na prezantohet sot si zgjidhja e të gjitha problemeve.

Roli biologjik i babës konvertohet në aksion politik hegjemonik. Kështu idetë dhe alternativat zhvlerësohen, sepse “Baba i dinë të gjitha”. Ndarja e pushteteve suprimohet sepse “Baba është i zoti t’i bëj të gjitha”. Demokracia si liri veprimi dhe shprehje vdes duke u krijuar vetëm një autoritet suprem nga ku lindin të gjithë të vërtetat. Freud-i na mëson si çlirimi i individit ndodh kur e “vrasim” babën biologjik duke abortuar mësimet e tij. Kurse, çlirimi i shoqërive ndodh kur e “vrasin” babën politik duke refuzuar platformën e tij pa pasur nevojë më vonë për abort ideologjik.

Andaj, ndërhyrja artistike e angazhuar politikisht “S’DUAM, S’DUAM BABËN” ri-konteksualizon artistikisht sloganin “DUAM, DUAM BABËN”, duke e ri-akualizuar si thirrje kundërshtuese dhe kritike e artit politik.

“S’DUAM, S’DUAM BABËN”, ndërhyrja artistike e ekzekutuar nga artisti I Am I, në kuadër të kampanjes së artit politik: #ArtistëtNukDuhetTiMbështesinPolitikanëtPopullistdheAutoritar

Lajme të ngjashme