Rrahja e Feros, Policia ende në gjumë – s’e di as ku ndodhi rasti
Gazeta Nacionale publikoi pamje ekskluzive të dielen mbrëma, ku protagonist ishte reperi Fero, i cili shihet derisa sulmon nga jashtë persona brenda një makine në atë që njihet si "Rruga e Gjinollëve" në Gjilan, por jo që policia do ta dinte.
Nacionale ka mësuar lokacionin e incidentit si të lartpërmendur, derisa thuhet se vendi në fjalë është pikërisht aty ku edhe jeton Feronit Shabani a.k.a Fero.
Mirëpo, policia duket se ende është në kërkim apo lokalizim të vendit të incidentit, apo ashtu të paktën sipas asaj që thotë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës,
I kontaktuar nga Nacionalja dhe i pyetur nëse janë marrë masa, ai ka thënë:
"Nuk kemi hala ankesë, jemi t'u punu me këqyrë a ka ndodhë në Gjilan, a ku ka ndodhë rasti.
"Na e pamë videon, po nuk e dishmi ku. Thirr ma kah, mas 1-ve (13:00) dikund 2 (14:00), edhe mos po bajmë diçka.
Domethënë pa ankesë, ju nuk mundeni me marrë masa a? Ishte pyetja jonë tutje.
"Jo, mundemi me marrë qysh s'mundemi, veç ta lokalizojmë, se marrim edhe shumë bile.
"Në Gjilan ka ndodhë a?", i thamë "po", tha "shumë faleminderit për informatën".
Tradicionalisht ka ekzistuar një frymë negative dhe paragjykuese ndaj portaleve e gazetave, por qe një prej shembujve kur informacioni vjen më shpejt dhe më i saktë se nga institucionet shtetërore. Andaj, më shumë respekt për gazetarët dhe portalet, ju lutemi.
Dhuna që vrau një person në Ferizaj
Një vrasje që ndodhi në maj në Ferizaj kishte tronditur opinionit kosovar.
Atëbotë gazeta Nacionale kishte mësuar se i përfshirë në vrasje ishte vëllau i reperit Buta, Qëndrim Januzi.
I dyshuari dhe viktima deri vonë kishin qenë miq, por kohëve të fundit kishin pasur disa probleme.
Disa ditë para se të ndodhte vrasja, reperit Buta i ishte djegur edhe vetura. Nacionale raportoi se kishte dyshime, që veturën e Butës e kishte djegur pikërisht personi me inicialet G.H që mbeti i vdekur sonte.
Nacionale kishte siguruar edhe pamjet e djegies së veturës, gjithashtu edhe momentin e vrasjes së sotme.
“Me daten 28.05.2022 rreth orës 00:53 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën "Rexhep Bislimi" tek marketi " Euro Market" në Ferizaj kishte të shtëna me armê zjarri. Patrullat e policisë menjëherë ju kanë përgjigjur kësaj thirrje dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, më pas edhe hetuesit dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj”, kanë njoftuar nga Policia.
SULMI NDAJ FEROS
Sulmi ndaj reperit të “Gang gang”, Fero ishte kryefjala e mediave vite më parë. Reperi u sulmua nga 4 persona teksa dilte nga një kinema në Prishtinë. Pak orë më vonë u publikua edhe video ku shiheshin 4 djem duke grushtuar dhe shkelmuar Feron. Nuk vonoi shumë dhe njëri prej sulmuesve doli hapur. Reperi Ligrit Uka postoi një foto në Instastory ku tregonte se ishte ai njëri prej djemve që kishin rrahur Feron.