Reperi përdor 'automat kanabisi' për të hedhur tym bari në turmë gjatë performancës
Reperi, Chucky Chuck ndezi gjërat në Festivalin e Kushstock në Adelanto të Kalifornisë, duke 'sulmuar' me një aparat të mbushur me tym marihuane në turmë.
Reperi kontraktoi një kompani të quajtur 'Smokebusters' për të hedhur tym kanabisi në audiencë, gjatë eventit +21, sipas TMZ.
Chucky Chuck postoi videon në Instagram, ku shihet një burrë duke u futur në skenë, me atë që duket një hedhës tymi, të cilin e liron mbi turmën e ekzaltuar.
Ai shkroi: "Asgjë veç energjisë, tërë ditën, dashuri e çmendur. Të gjithë ishin me mua, performuan, ose thjesht erdhën të kalojnë mirë. Përshëndes të gjithë të përfshirët!"
Shumë shfrytëzues të Instagramit reaguan ndaj videos, duke lavdëruar reperin për gjestin kreativ, derisa njëri shkroi:
"Bukur".
Një tjetër tha: "Kjo është thjesht brilante, dreqin".
Një i treti, potencoi: "Ky dreq ishte ndezje".
Festivali i Kushstock është një prej festivaleve më të mëdha të botës ku mund të përdoret kanabisi lirshëm, derisa vit përvit ka nga 10 mijë pjesmarrës.
Kalifornia ishte shteti i parë në ShBA që legalizoi përdorimin rekreativ të kanabisit, kështu që nuk është befasuese që eventi zë vend në Golden State.