Reagimi i Samuel L. Jackson kur humb çmimin "Aktori më i mirë", ka nxitur reagime në internet - NACIONALE

Reagimi i Samuel L. Jackson kur humb çmimin "Aktori më i mirë", ka nxitur reagime në internet

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Ndër vite, kemi parë reagime goxha interesante të aktorëve që kanë humbur në garë me një koleg tjetër për ndonjë çmim prestigjioz.

Prej Ben Affleckut që shprehu qartazi me mimika mërzinë e tij në ceremoninë "Grammy" më herët këtë vit, te reagimi zemërthyes i Angela Bassett pasi humbi në garën për çmimin "Aktorja më e mirë në rol dytësor" në Oscar, jemi servuar me momente tejet interesante të dhuruara nga personazhe të njohura të jetës kulturore.



Dhe tash Samuel L. Jackson e ka shtuar veten në listën e aktorëve që nuk u dukën shumë të impresionuar kur kuptuan se nuk fituan çmimin për të cilin ishin të nominuar.

Në ceremoninë e 78 të çmimeve "Tony", 74-vjeçari u nominua për "performancën më të mirë nga një aktor". Por, në eventin e mbajtur në Teatrin "United" të Nju Jorkut, Jackson pësoi humbje, pavarësisht rolit impresiv në "The Piano Lesson", i cili ishte debutimi regjisorial i gruas së tij, LaTanya Richardson.

Çmimi shkoi te Brandon Uranowitz, i cili shkëlqeu në filmin "Leopoldstadt".



Por. derisa plot vunë re ngazëllimin në fytyrën e Uranowitz kur iu përmend emri, të tjerët komentuan reagimin zhgënjyes të Jackson.

Shumë shikues të "Tony" shfrytëzuan rrjetet sociale për të komentuar reagimin e Jackson.

"Shprehja në fytyrën e Samuel L. Jackson përshtatet me mendimet e mia,"
shkroi një person në Twitter.

I dyti shtoi: "Samuel L. Jackson nuk ka fytyrë të mirë kur nuk fiton. Jam i sigurt se rrotullimi i syve të tij do të bëhet meme."

Lajme të ngjashme