Puna jote nuk është Zoti yt: Mirë se vini në epokën e epidemisë së "rraskapitjes‘’ - NACIONALE

Puna jote nuk është Zoti yt: Mirë se vini në epokën e epidemisë së "rraskapitjes‘’

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsyeja pse kaq shumë prej nesh ndihen sikur janë të varur në litar? Se ne lejuam që puna të ishte ajo që i dha kuptim jetës sonë.

Ndonjëherë të pasurit dinë të jenë të paarsyeshëm kur bëhet fjalë për punën. Nga të gjithë ne – që jemi pjesë e shoqërisë, ata kanë më pak nevojë për të fituar më shumë para, por megjithatë vazhdojnë të punojnë.

Titanët miliarderë të industrisë së teknologjisë mburren për javët e tyre qindra-orëshe të punës, ndonëse nuk është puna e tyre ajo që ua rrit atyre çmimet e aksioneve të kompanive dhe i pasuron ata më tej.

Amerikanët me diploma të avancuara kanë fuqinë mesatare më të lartë të fitimit, por zakonisht punojnë më shumë dhe shpenzojnë më pak kohë gjatë ‘kohës së lirë’ sesa njerëzit me arsim më pak formal. Fëmijët e prindërve të pasur kanë dy herë më shumë gjasa të kenë punë verore sesa fëmijët e varfër. Dhe shumë profesionistë të moshuar amerikanë, me shumë kursime për pensione – vazhdojnë të shfaqen në zyrë.

Edhe unë jam irracional. Fitova një rrogë të klasës së mesme si profesor kolegji, por lodhesha gjithnjë e më shumë dhe ndihesha i frustruar me punën. Përfundimisht, u largova. Edhe pse mësimdhënia luajti një rol kryesor në ‘shkatërrimin’ tim, u ndjeva aq pa qëllim pa të, saqë në më pak se dy vjet më vonë, u bëra një instruktor ndihmës me një orar të pjesshëm, duke fituar vetëm disa mijëra dollarë në kurs, pra, vetëm një pjesë e vogël e asaj që kisha bërë më parë.

Kisha nevojë për t’i strukturuar ditët e mia. Më duhej të ushtroja aftësitë e mia pedagogjike të fituara me vështirësi. Mbi të gjitha, më duhej që dikush të kishte nevojë për mua, në mënyrë që unë ta bëja punën në mënyrë të denjë.

E gjithë kjo është dëshmi se ne nuk punojmë vetëm për para. Shumë njerëz – vullnetarë, prindër dhe artistë ‘të uritur’ mes tyre – nuk paguhen fare për punën e tyre. Edhe punëtorët që nuk janë të pasur, të cilët me të vërtetë kanë nevojë për çdo cent të pagës së tyre, shpesh thonë se ka më shumë se para në këtë ‘lojë’. Ata po e bëjnë punën e tyre për hir të dashurisë, misionit ose për të kontribuar në një përpjekje kolektive.

Përkeqësimi i kushteve të punës, duke përfshirë më shumë intensitet emocional dhe më pak siguri sesa puna e mesit të shekullit të 20-të, tregojnë vetëm gjysmën e historisë se pse ‘djegia’ është kaq e përhapur në shoqërinë tonë. Djegia është karakteristikë e epokës sonë, sepse hendeku midis idealeve tona të përbashkëta për punën dhe realitetit të punës sonë është më i madh tani se sa ishte në të kaluarën.

Punonjësit e fabrikave të tekstilit në Mançester – Angli ose Lowell – Masaçusets, dy shekuj më parë punonin punonin në një orar më të gjatë sesa punonjsi tipik britanik, përkatësisht amerikan dhe këtë e bënin në kushte të rrezikshme. Ata ishin të rraskapitur, por nuk kishin gjendjen psikologjike të shekullit të 21-të, që ne e quajmë ‘djegie’, sepse ata nuk besonin se puna e tyre ishte rruga drejt vetëaktualizimit.


Një punëtore e re në fabrikën e pambukut Eckersley në Wigan, Greater Manchester, MB, 1939.
Foto: Ku
rt Hutton/Getty Images

Ideali që na motivon të punojmë deri në djegie është premtimi se nëse punoni shumë, do të jetoni një jetë të mirë: jo thjesht një jetë me rehati materiale, por një jetë me dinjitet shoqëror, karakter, moral dhe qëllim shpirtëror.

Shpresoja të bëhesha profesor, sepse profesorët e mi të kolegjit dukej se po jetonin një jetë të mirë. Ata ishin të respektuar, dukeshin se ishin njerëz me me vlerësim të mirë dhe puna e tyre kishte qëllimin e qartë e fisnik: për të marrë njohuri dhe për t'ua përcjellë të tjerëve. Nuk dija pothuajse asgjë për jetën e tyre jashtë klasës, apo për demonët privatë me të cilët ata përballeshin. Dy prej mentorëve të mi përfundimisht iu refuzua mundësia për të vazhduar detyrën dhe iu desh të gjenin punë të reja. Një i tretë vdiq nga një atak në zemër, pak vjet pasi mori një rol të rëndësishëm administrativ.

Nuk bëra asnjë lidhje mes fatkeqësisë së tyre dhe perspektivës sime të karrierës. Si mundem? Unë u verbova nga besimi im në premtimin amerikan: nëse do të gjeja llojin e duhur të punës, atëherë me siguri do të pasonte suksesi dhe lumturia.

Megjithatë, ky premtim është kryesisht i rremë. Është ajo që filozofi Platoni e quajti "gënjeshtër fisnike", një mit që justifikon ‘rregullimin’ themelor të shoqërisë. Platoni mësoi se nëse njerëzit nuk do ta besonin gënjeshtrën, atëherë shoqëria do të binte në kaos. Dhe një gënjeshtër fisnike e veçantë na bën të besojmë në vlerën e punës së palodhur. Ne punojmë për përfitimin prej shefave tanë, por bindim veten se po arrijmë më të mirën e mundshme. Shpresojmë që puna ‘të përmbushë’ premtimin e saj dhe shpresa bën që të përballojmë orët shtesë, të marrim përsipër projekte shtesë dhe të jetojmë me mungesën e një rritjeje pagash ose njohjen që na nevojitet.

Puna e palodhur është padyshim ajo që shoqëria amerikane e vlerëson më shumë. Në një sondazh të Qendrës Kërkimore Peë, të kryer në vitin 2014 që pyeti njerëzit për cilësinë e tyre, 80% e të anketuarve e përshkruan veten si "punëtorë". Asnjë tipar tjetër nuk tërhoqi një përgjigje kaq të fortë pozitive, madje as "dashamirës" apo "tolerantë". Vetëm 3% thanë se ishin dembelë dhe një numër statistikisht i parëndësishëm u identifikua fort si dembelë.

Të gjihë e dimë se disa prej nesh janë vërtetë dembelë. Mendoni për kolegët tuaj. Sa prej tyre janë dembelë? Dhe sa prej tyre do të thoshin se nuk janë asgjë tjetër veçse dembelë? Në përgjithësi, ne nuk po punojmë me zell gjithë ditën, duke u lodhur mbi raportet tona dhe duke u djersitur nga takimet me klientët. Përkundrazi, ne themi se jemi punëtor sepse e dimë se duhet të mendojmë për veten në atë mënyrë.

Sipas etikës moderne të punës, dinjiteti, karakteri dhe qëllimi janë të gjitha në dispozicion të punëtorëve vetëm nëse ata angazhohen në punën e tyre. Angazhimi i punonjësve supozohet se është gjithashtu i mirë edhe për linjën përfundimtare. Gallup, i cili anketon punëtorët mbi angazhimin, i përshkruan punëtorët e angazhuar në terma heroikë, madje edhe shenjtorë:

Punonjësit e angazhuar janë kolegët më të mirë. Ata bashkëpunojnë për të ndërtuar një organizatë, institucion apo agjenci dhe janë pas çdo gjëje të mirë që ndodh atje. Këta punonjës janë të përfshirë, entuziastë dhe të përkushtuar ndaj punës së tyre. Ata e dinë qëllimin e punës së tyre dhe kërkojnë mënyra të reja dhe më të mira për të arritur rezultate. Ata janë 100% të përkushtuar psikologjikisht në punën e tyre. Dhe, ata janë të vetmit njerëz në një organizatë që krijon klientë të rinj.

"Njëqind për qind të përkushtuar psikologjikisht në punën e tyre." Kush është i tillë?

Rreth një e treta e punëtorëve amerikanë janë, sipas Gallup. Për menaxherët që pranojnë gjetjet e sondazhit, dy të tretat e punëtorëve që nuk janë të angazhuar janë një problem serioz. Një shkrimtar biznesi pohon se punonjësit e paangazhuar u kushtojnë punëdhënësve një shtesë prej 34% të pagës së tyre për shkak të mungesës dhe produktivitetit të humbur. Një tjetër i përshkruan ata si "vrasës të heshtur". Gallup paralajmëron se punëtorët joproduktivë dhe të vetëkënaqur madje mund të përgjojnë, pa u vënë re, në menaxhmentin e lartë. Të shkëputurit në mënyrë aktive madje do të shkatërrojnë kohën dhe arritjet e të tjerëve. "Çfarëdo që të bëjnë të angazhuarit," pohon Gallup, "të paangazhuarit aktivisht përpiqen ta zhbëjnë." Me pak fjalë, ata janë zuzar, të prirur për të minuar misionin e heronjve tanë.

Një retorikë e tillë nuk është thjesht absurde dhe qesharake; është gjithashtu çnjerëzore. Niveli i tyre i angazhimit me të vërtetë mund t'i afrohet kufirit njerëzor. (Në Norvegji, shkalla e angazhimit është vetëm sa gjysma e nivelit që është në SHBA, dhe megjithatë norvegjezët janë ndër popujt më të pasur dhe më të lumtura në tokë.)

Por ja një mënyrë tjetër për ta parë këtë çështje: një punëtor që nuk është i angazhuar në punë nuk vuan domosdoshmërisht nga ‘djegia’. Ai thjesht mund të ketë gjetur një mënyrë për t'i mbajtur idealet e tij për punë në përputhje me realitetin e punës së tij, ndoshta duke i mbajtur pritshmëritë e tij për punën relativisht të ulëta. Nëse ai është vetëm 80% i përkushtuar psikologjikisht në punë, por megjithatë është mjaft kompetent, atëherë duhet pyetur: cili është problemi?

Po ata prej nesh që ndihen vërtet të përmbushur nga puna e tyre? Disa nga miqtë e mi që janë mjekë, redaktorë dhe madje profesorë, ata punojnë shumë dhe e duan punën që bëjnë. Disa profesione, të tilla si kirurgjia, duket se promovojnë ‘lulëzimin’ më shumë se të tjerat. Megjithëse të gjithë mjekët janë të prirur ndaj djegies, kirurgët marrin jo vetëm disa nga pagat më të larta të çdo punonjësi, por edhe kënaqësi të lartë në punë dhe nivele të larta mirëkuptimi. Kur ndalen dhe mendojnë për atë që bëjnë, kirurgët duhet të ndihen mirë për punën e tyre.

Megjithatë, kur kryejnë një procedurë, kirurgët bëjnë punë që i jep vetes përvojën e "rrjedhës". Siç i përshkroi ata psikologu i ndjerë Mihaly Csikszentmihalyi, njerëzit në gjendje rrjedhëse mbyllin botën dhe nevojat e tyre trupore, duke hequr dorë nga ushqimi dhe gjumi ndërsa bëjnë diçka që duket e mirë për hir të saj. Është një gjendje angazhimi që dizajnerët e videolojërave përpiqen ta nxisin, sepse e bën të vështirë ‘braktisjen’ e lojës.

Në librin e tij Flow: The Psychology of Optimal Experience, Csikszentmihalyi vuri në dukje një saldator të quajtur Joe Kramer si një shembull të personalitetit "autotelik" – domethënë, dikë që futet lehtësisht në një gjendje rrjedhëse në punë, e cila më pas bëhet qëllim në vetvete. Megjithëse Joe kishte mbaruar vetëm klasën e katërt të ciklit fillor, ai mund të rregullonte çdo gjë në fabrikën e makinave hekurudhore ku punonte. Joe u identifikua me pajisjet të prishura për t’i riparuar ato. Për shkak se Joe i shndërroi detyrat e punës së tij në një përvojë autotelike, jeta e tij ishte "më e këndshme se ajo e njerëzve që i dorëzohen jetës brenda kufizimeve të realitetit shterpë që mendojnë se nuk mund ta ndryshojnë".

Të gjithë bashkëpunëtorët e Joe ranë dakord se ai ishte i pazëvendësueshëm. Shefi i tij pretendoi se uzina do të ishte në krye të industrisë nëse ai do të kishte edhe disa djem si Joe. Pavarësisht talentit të tij të rrallë, Joe refuzoi promovimet.

Sistemi që u jep vlerësim punonjësve të angazhuar gjithashtu krijon ankth që shuhet vetëm duke punuar më intensivisht.

Premtimi i produktivitetit më të madh pa kosto më të madhe: kjo është arsyeja pse angazhimi dhe rrjedha janë koncepte kaq tërheqëse për menaxhimin në epokën postindustriale. Punonjësit janë një detyrim, sipas doktrinës aktuale të biznesit. Punësimi i një tjetër është i rrezikshëm. Pra, pse të mos shihni nëse mund të merrni pak më shumë përpjekje nga ato që keni tashmë? Dhe pse të mos i bindni ata, përmes sondazheve dhe seminareve dhe librave më të shitur në aeroport, se nëse angazhohen plotësisht për punën e tyre, do të jenë të lumtur? Më shumë se kaq, ata, si Joe Kramer, do të numërohen ndër të bekuarit, kungimi i shenjtorëve të punës.

Në vitin 2022, është e vështirë për çdo punëtor të dijë nëse ata kanë vlerën që Joe kishte për punëdhënësin e tij. Punëtorët e mirë mund të lirohen me pak paralajmërim, nëse favori i menaxhmentit kthehet kundër tyre. Sistemi që u jep vlerësim punonjësve të angazhuar gjithashtu krijon ankth që mbytet vetëm duke punuar më intensivisht. Ilaçi është edhe helmi. Për të qetësuar ankthin tonë, ne punojmë shumë pa shpërblim adekuat, pa autonomi, pa drejtësi, pa lidhje njerëzore dhe në konflikt me vlerat tona. Bëhemi të rraskapitur, cinikë dhe të paefektshëm.

Ankthi i punës është ndërtuar në kapitalizëm. Ky është një premisë kyçe në librin e Max Weber-it të vitit 1905, Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit, i cili ende kap në mënyrë të përsosur mendësinë që mbështet etikën tonë të punës sot. Ëeber tregon se si protestantët evropianë krijuan një mënyrë të menduari për paranë, punën dhe dinjitetin, të cilit ne, deri më sot, nuk mund t'i shpëtojmë. Është "kafazi ynë i hekurt".

Etika protestante, argumenton Weber, rrjedh nga teologjia e John Calvin, reformatori i krishterë i shekullit të gjashtëmbëdhjetë, i njohur për doktrinën e tij të paracaktimit, që do të thotë se Zoti zgjedh, ose "zgjedh", disa njerëz për shpëtim, ndërsa pjesa tjetër është e destinuar për vdekje të përjetshme. Vetëm Zoti e di se kush është zgjedhur dhe kush jo, por njerëzit me siguri duan ta zbulojnë.

Veprat e mira, në teologjinë kalviniste, nuk mund t'ju sjellin shpëtim, por ato mund të jenë shenja zgjedhjeje. Kjo do të thotë, të zgjedhurit e Perëndisë do të kryejnë vepra të mira si rezultat i statusit të tyre të bekuar. Pra, nëse jeni kurioz për zgjedhjen tuaj, shqyrtoni veprimet tuaja. A janë ata të shenjtë? Apo mëkatar?

Për të fituar sigurinë e zgjedhjes suaj, atëherë, ju duhet të dini se jeni produktiv, duke pasuruar veten dhe komunitetin tuaj përmes punës.

Weber e pa kapitalizmin si "një kozmos monstruoz". Sipas tij, kapitalizmi ishte një sistem ekonomik dhe moral gjithëpërfshirës, ​​një nga ‘krijimet’ më të mrekullueshme të njerëzimit. Ne që jetojmë në sistem rrallë mund ta shohim atë. I marrim si të mirëqena normat e tij, si ajri që thithim. Gjithçka që bëni, nga shkuarja në parashkollorin "e duhur" deri tek puna në një karrierë produktive apo te marrja e kujdesit mjekësor në shtratin tuaj të vdekjes, e bëni sepse diku, dikush mendon se mund të fitojë para prej saj. Kozmosi kapitalist ju imponon një zgjedhje: adoptoni etikën e tij, ose pranoni varfërinë dhe përbuzjen.

Si akademik, Weber nuk ishte i përfshirë në tregtinë industriale. Por ai gjithsesi ishte i kapur në kafazin e hekurt si çdo biznesmen. Para se të shkruante Etikën Protestante, ai kaloi pesë vjet duke u marrë me "lodhje nervore". Ai kaloi disa cikle mësimi dhe kërkimesh intensive, të ndjekura nga kolaps fizik dhe mendor, trajtime dhe leje për ta rikthyer atë. Pastaj do të kthehej në punë dhe në mënyrë të pashmangshme gjendja e tij do të përkeqësohej.

Gruaja e tij, Marianne, më vonë shkroi se gjatë kësaj kohe ai ishte "një titan i lidhur me zinxhirë, të cilin perënditë e liga dhe ziliqare po e mundonin". Ai ishte nervoz dhe i dëshpëruar dhe ndihej i padobishëm; çdo punë, qoftë edhe leximi i letrës së një studenti, u bë një barrë e padurueshme. Ai përfundimisht mori një leje dyvjeçare nga universiteti i tij, pas së cilës dha dorëheqjen dhe u bë profesor ndihmës, i lidhur lirshëm me akademinë, në moshën 39-vjeçare.

Unë nuk jam Weber, por marr inkurajim personal nga historia e tij. Rënia e tij profesionale nuk ishte fjala e fundit. Pasi la punën e tij, ai ndërmori punën e tij më me ndikim.

Por ne jemi ende të bllokuar në kafazin kalvinist?
Ne jemi të shqetësuar t'u tregojmë punëdhënësve të mundshëm dhe vetes se jemi shenjtor të punës. Ashtu si zgjedhja hyjnore, ky lloj statusi është një kusht abstrakt që ne nuk mund t'ia caktojmë vetes, por një kusht që shpresojmë që të zgjasim dhe ta njohim.

Kur ankthi ynë mbi statusin mbaron, ne kthehemi në historitë fetare të kulturës sonë: punë e vështirë dhe e disiplinuar. Për shembull, Tristen Lee, një sekretare e përgjithshëm e publikut në Britani të Madhe, tregon një histori shumë të njohur për orët e gjata, mungesën e gjumit, mungesën e kohës reale për pushim dhe qiranë e tepërt, “Unë e jap zemrën dhe shpirtin tim absolut në punë”, shkruan ajo. “Jam aq e fiksuar pas rezultateve të një niveli të lartë e të suksshëm dhe objektivave të mia financiare, saqë kam harruar se si ta shijoj realitetin e jetës.” Lee thotë se ndihet sikur ka "diçka për të dëshmuar – por kujt?" Vetes, do të thoshte Weber.

Përvoja e Lee është jehona e shekullit të 21-të e teologjisë kalviniste të shekullit të 16-të. Ajo ka përvetësuar gjykimin e gjithëpërfshirës të një shoqërie që e vlerëson atë vetëm për aq sa punon, kështu që ndjen nevojën për të siguruar veten për vlerën e saj. Por nuk mund të ketë siguri të mjaftueshme; në ideologjinë e sotme të punës.

"Cili është rezultati përfundimtar?" Pyet Lee. “Kur ndalon vuajtja nga zgjedhjet? A mbërrijmë ndonjëherë në atë pikë sa arrijmë kënaqësinë në jetë dhe mendojmë 'dreq po, jam vërtet krenar për atë që kam marrë dhe sa larg kam arritur'?

Epo, përsëri. Kjo është ajo që bën të thuash që jeton në një kafaz hekuri.

Lajme të ngjashme