Pse të vizatuarit nuk është thjesht një art? - NACIONALE

Pse të vizatuarit nuk është thjesht një art?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Është më shumë se thjesht një formë arti.

Shumica prej nesh në fëmijërinë tonë e kemi kaluar një pjesë të kohës duke vizatuar, të paktën në orët obligative të artit. Është e mundshme që ju të keni shkarravitur kaçurrele në skajet e shënimeve tuaja gjatë një leksioni të mërzitshëm të tillë pse mitokondria është ‘furra energjetike’ e qelizës ose si të grafikoni ekuacionet lineare.

Por në një moment, shumë prej nesh ndalojmë së vizatuari. Megjithatë, fatmirësisht ka njerëz që nuk e bëjnë këtë. Një botë pa artistë do të ishte vërtet një botë shumë e mërzitshme. Por shumica dërrmuese e të rriturve heqin dorë nga të vizatuarit kur nuk u duhet më të mbajnë shënime, dhe gjëja më e afërt që ata arrijnë të bëjnë si diçka të paktën vizualisht krijuese është aplikimi i një fonti ‘të çuditshëm’ në një prezantim në PowerPoint.

Megjithatë, ekzistojnë argumente pse kaq shumë njerëz e braktisin të vizatuarit dhe një ndër to është për shktak të një përkufizimi shumë të ngushtë që i është bërë këtij arti. Në librin e tij “Drawing as a Human Practice”, Prof. D.B. Doëd argumenton se “Ne e kemi keqkuptuar rëndësinë e vizatimit sepse e shohim atë si një aftësi profesionale në vend se ta shohim si kapacitet personal. Ky konfuzion ka penguar të kuptuarit tonë rreth vizatimit dhe na ka bërë që të mos mund ta shohim atë si diçka që mund të mësohet nga të gjihtë.”

Dowd argumenton se ne gabimisht i mendojmë vizatimet "të mira" në rastet kur ato na përshtaten me ato të botës reale. Përkundrazi, vizatimi duhet të rikategorizohet si një mjet simbolik. Në një intervistë për Print Magazine, Dowd tha:

Vizatimi është një veprimtari e lashtë njerëzore, e praktikuar nga të gjithë. Si mund të shkoj deri në aeroport? Supozoni se telefonit tuaj i ka mbaruar bateria, ndaj harroni GPS-in. Kushdo që përpiqet t'i përgjigjet kësaj pyetjeje ka të ngjarë të thotë: "Ja, më lejoni t'ju tregoj ..." dhe të rrëmbejë një laps dhe një letër për ‘të shkarravitur’. Ky është vizatim! Ne e përdorim atë gjatë gjithë kohës. Shpjegoni rregullat e hokejit. Përshkruani gjeologjinë. Më ndihmo ta kuptoj "The Mason-Dixon Line". Këto gjëra duhet të manifestohen vizualisht.

Qeniet njerëzore kanë vizatuar për 73000 vjet. Është një pjesë e pandashme e asaj që do të thotë të jesh njeri. Ne nuk e kemi forcën e shimpanzeve sepse kemi hequr dorë nga forca brutale për të manipuluar instrumente delikate, si çekiçët, shtizat dhe - më vonë - lapsat dhe stilolapsat. Dora e njeriut është një rrjet jashtëzakonisht i dendur mbaresash nervore; homunculus somatosensory (një skulpturë e një qenieje njerëzore ku përmasat e trupit korrespondojnë me sa të ndjeshme janë rrjetet nervore të lidhura) e demonstron më se miri këtë. Në shumë mënyra, qeniet njerëzore janë ndërtuar për të vizatuar.

Në fakt, është treguar se gërvishtja ndikon në mënyrën se si truri funksionon dhe përpunon informacionin në një mënyrë domethënëse. Disa studiues argumentojnë se gërvishtja aktivizon të ashtuquajturin qark të paracaktuar të trurit, në thelb – zonat e trurit përgjegjëse për ruajtjen e një niveli bazë të aktivitetit në mungesë të stimujve të tjerë. Për shkak të kësaj, disa besojnë se shkarkullimi gjatë një leksioni të mërzitshëm mund t'i ndihmojë studentët ta rrisin vëmendjen.

Provat kanë treguar se gërvishtja në fakt përmirëson kujtesën. Në një studim, pjesëmarrësve iu kërkua të dëgjonin një listë me emra, derisa bënin shkarravira ose rrinin ulur. Ata që bënin shkarravinë mbanin mend 29 përqind më shumë nga emrat sesa ata që nuk e bënin këtë.

Ka edhe dëshmi se talenti i të vizatuarit bazohet në atë se sa saktë e percepton dikush botën. Sistemi vizual i njeriut priret të gjykojë gabimisht madhësinë, formën, ngjyrën dhe këndet, por artistët i perceptojnë këto cilësi më saktë se joartistët. Kultivimi i talentit të vizatimit mund të bëhet një mjet thelbësor për të përmirësuar aftësitë vëzhguese të njerëzve në fushat ku pamja vizuale është e rëndësishme.

Në biologji, për shembull, përshkrimi dhe kategorizimi i formës dhe dukjes së gjallesave është kritik. Para shpikjes së fotografisë, biologët kishin trajnuar hartues; ata kishin për detyrë që t'i tregonin botës detajet e një specie të re. Tani, disa profesorë të biologjisë po rifusin vizatimin fizik në kurset e tyre të biologjisë. Arsyetimi është se vendimi aktiv për të vizatuar i ndihmon njerëzit ta shohin botën më mirë.

Lajme të ngjashme