Në vend të Counter-Strike - Pse duhet të kërkohet që shahu të futet në programet shkollore? - NACIONALE

Në vend të Counter-Strike - Pse duhet të kërkohet që shahu të futet në programet shkollore?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Më shumë se një dekadë më parë, Armenia e bëri shahun një lëndë të detyrueshme në shkollë, sepse ai i mëson fëmijët se si të mendojnë dhe të përballojnë dështimet. SHBA po mendojnë ta ndjekin të njëjtën ideologji.

Shahu trajnon të menduarit logjik dhe kujtesën, po ashtu i mëson fëmijët se si ta pranojnë humbjen. Me fjalë të tjera, shahu është një metaforë për jetën.

Shah mat. Nuk ka asgjë si ndjesia e mposhtjes së një kundërshtari të denjë në një lojë shahu: beteja përfundimtare e zgjuarsisë.

Në mbarë botën, shahu është vazhdon të mbetet lojë e popollarizuar, megjithatë, me më seriozitet të veçantë trajtohet posaçërisht në Evropën Lindore.

Për shembull, Komiteti Olimpik Kombëtar Bullgar ka lobuar që shahu të njihet si një sport olimpik, siç ka bërë edhe Kirsan Ilyumzhinov, presidenti rus i Federatës Botërore të Shahut. Në shtator të vitit 2011, Armenia e bëri shahun një lëndë të nevojshme për të gjithë fëmijët mbi moshën gjashtë vjeçare.

Një studim i fundit psikologjik zbuloi se shahu shoqërohet me "aftësi njohëse, karakterizohet me durim dhe ide për zgjidhjen e problemeve, madje është i rëndësishëm edhe për zhvillimin socioafektiv të fëmijëve".

Sigurisht, për shkak se ishte një studim grupor (vëzhgues), rezultatet mund të jetë ndikuar si shkak i ndonjë faktori të tretë ose mundësisë që fëmijët më të zgjuar dhe të pjekur të jenë më të prirur për të luajtur shah.

Shahu është një metaforë për jetën

Samel Misykian një mësimdhënës armen i matematikës dhe shahut thotë: “Shahu stërvit të menduarit logjik. Ai na mëson se si të marrim vendime, trajnon kujtesën, forcon fuqinë e vullnetit, i motivon fëmijët të fitojnë dhe i mëson ata se si ta trajtojnë disfatën. Është e vetmja lëndë shkollore që mund t'i bëjë të gjitha këto.”

Jo vetëm që shahu ndihmon në stërvitjen e trurit, por gjithashtu u mëson fëmijëve aftësitë themelore të jetës. "Në kulturën tonë, ne u shpërndajmë trofe fituesve ose neglizhojmë të mbajmë rezultate fare - nga një nocion i gabuar gjoja se nuk duhet të lëndojmë kurrë ndjenjat e askujt." - vazhdoi ai.

Por, në Armeni, shkollat ​​po u mësojnë fëmijëve realitetin: Ndonjëherë ju humbni. Ky është një mësim i rëndësishëm dhe duhet dhënë qysh në moshë të re.

"Ajo që e bën shahun kaq magjepsës është se asnjë ndeshje nuk do të luhet kurrë njësoj. Damë - me të vërtetë një lojë për “mashtruesit intelektualë” (si unë) - ka 500 miliardë miliardë pozicione të mundshme, dhe në 2007, studiuesit raportuan se përmes algoritmeve kompjuterike është arritur që: Nëse asnjëra palë nuk gabon, rezultati është gjithmonë një barazim.” - përfundoi Misykian.

Shahu në shkollë

Amerikanët janë të shqetësuar nëse fëmijët e tyre po marrin një arsimim të një niveli të dëshirueshëm. “Ndoshta shahu duhet të futet në programet shkollore si një mënyrë argëtuese për të mësuar logjikën dhe kujtesën. Në fakt, duhet t'i rikthehem ushtrimit të lojës. Ta mendosh se ka armenë 7-vjeçarë që mund të më ‘largojnë’ nga tabela e shahut pa u munduar fare, më duket pak fyese.” – shtoi Alex Berezov – i Big Think.

Lajme të ngjashme