Prej kur lindi fëmiun e tretë, gruaja duket shumë e zënë për seks
Artikull i përkthyer nga "The Guardian".
Jam në të 40-at dhe i martuar me dashurinë e jetës. Jam burrë shumë seksual dhe sensual. Përjetoj kënaqësi kur kënaq gruan dhe gjatë ndërlidhjes me të fizike dhe emocionale. Mirëpo, prej lindjes së fëmiut tonë të tretë, dy vite më parë, ndihem se kemi humbur lidhjen fizike. Ende bëjmë seks, por shumë më rrallë se që do të doja dhe zakonisht është me nxitim pasi fëmijët janë në shtëpi. Mendoj nganjëherë se gruaja ime është aq e zënë mentalisht, me punë dhe fëmijët sa ajo nuk mendon për seks dhe intimitet sa mendoj unë.
Përgjigja e psikoterapeutes së “The Guardian”, Pamela Stephenson Connolly
Është krejtësisht normale për një grua me tre fëmijë dhe një punë që të jetë më pak e disponueshme për seks se që ishte kur kishte më pak përgjegjësi. Shumë çifte përfitojnë nga planifikimi i përbashkët për seks, dhe duket se kjo do të ishte shumë e dobishme për ju të dy. Nëse është e mundur, gjeni kohë specifike për të marrë ndihmë në kujdesin e fëmijëve dhe bëni diçka argëtuese së bashku dhe bëni dashuri diku tjetër. E di se ky është ndryshim nga e kaluara kur ju mund të bënit seks spontalisht, por është realiteti juaj aktual. Ju të dy duhet ta ndani këtë kohë të veçantë për intimitet pasi rilidhja juaj seksuale nuk do të ndodhë pa të. Mundohuni të jeni të duruar, të mbështesni sa më shumë gruan tuaj dhe mos harroni se për shumë gra të zëna gjëja më seksi që mund të bëni është të lani enët, të organizoni frigoriferin dhe të zbrazni koshët.