Pasi u sëmurë, Lugati largohet nga Big Brother VIP Kosova - NACIONALE

Pasi u sëmurë, Lugati largohet nga Big Brother VIP Kosova

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtuesi BBVK-së, Alaudin Hamiti, ka deklaruar se Gjon Karrica, i njohur ndryshe si Lugati, nuk do të ishte më pjesë e këtij formati televiziv.

Ndonëse Hamiti ka thënë se ai është në gjendje të mirë, Karrica duhet të largohet nga loja e BBVK, për shkak të rregullores, e cila thotë se çdo kush që është i sëmurë, dhe i kalon mbi 48 orë në mjekim, nuk mund te kthehet më.

Këtë lajm e kanë marrë sonte banorët, pas të cilit janë mërzitur dhe emocionuar shumë.

Pas kësaj banorët i kanë dërguar nga një mesazh Gjonit.

Disa prej tyre i kanë thënë ‘Të duam shumë’, ndërsa disa të tjera i kanë uruar shërim të shpejt.

Lajme të ngjashme