Pas një vit zvarritje, emërohet drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës - NACIONALE

Pas një vit zvarritje, emërohet drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Regjisorja,Blerta Zeqiri nga sot është drejtoreshë e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur, përmes një postimi në facebook Kryeministri Kurti i cili së bashku me ministrin Çeku e pritën në takim regjisoren Zeqiri.

Kurti ka shkruar se drejtoresha e sapozgjedhur është një ndër emrat më të suksesshëm dhe njihet për krijimtarinë e kontributin e saj në sektorin e filmit.

"Blerta është ndër emrat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës. Ajo njihet për cilësinë e krijimtarisë dhe kontributin për zhvillimin e sektorit të filmit. Blerta nisi një angazhim të ri, duke e bartur zërin dhe potencialin e komunitetit brenda institucionit më të lartë të filmit".

Sipas Kurtit, Qendra Kinematografike të Kosovës me Blerta Zeqirin në krye do të fuqizohet.

"Me Blertën në krye të QKK-së fuqizohet tutje reforma jonë në kinematografi. Me buxhet të rritur për prodhim të filmit dhe ligjin e ri në prag të miratimit përfundimtar, kinematografia jonë do të arrijë nivele të reja të suksesit ndërkombëtar".

Blerta Zeqiri do ta udhëheqi për katër vjet institucionin më të lartë kinematografik në vend.

Kujtojmë se QKK deri më tani është udhëhiqur nga zëvendësuesi i drejtorit Lum Çitaku, i cili mori këtë pozitë pas shkarkimit të drejtorit të atëhershëm Arben Zharkut, në dhjetor të 2021.

Tre kandidatë ishin konkurrentë për këtë pozitë, Zëvendësuesi aktual i drejtorit, Lum Çitaku, regjisorja Blerta Zeqiri, dramaturgu Visar Krusha.

Lajme të ngjashme