Pas dy vitesh në karantinë, rikthehet "party" në rrugët e Prishtinës
Shkruan: Melisa Lajqi
Edhe pse mungesa e Street Party-ve në Prishtinë është e madhe, kjo gjë po ndryshon pak nga pak sepse edicioni i 3-të i Street Party organizuar nga NXT LVL events & entertainment, me leje nga Komuna e Prishtinës dhe Drejtoria për Sherbime Publike do të mbahet këtë të dielë me 10 korrik.
Pandemia ka ndikuar keq në shumë sfera, por veçanërisht në aktivitetet tona artistike e kulturore. Shumë ngjarje kulturore nuk janë më të njejta pas Pandemisë, por rikthimi i një ngjarje që mbahet në rrugë publike, që nuk ka qenë traditë më para, është një lajm i mirë. Organizatorët kanë shpresë se “rikthimi i Street Art në Prishtinë do ta ringjallë qytetin”. Ardin Badivuku një nga organizatorët e kësaj ngjarje thotë se “Prishtina ka nevojë të madhe për ngjarje të tilla”.
Street Party mbahet në lagjen “Qafa” tek rruga “Fehmi Agani” ose siç njihet në gjuhën lokale të Prishtinës si “kafet e vogla” në të cilën janë vendosur shumë kafebare të njohura në Prishtinë. Në rrugët që do të bllokohen për vetura, do të shndërrohen në hapësira në të cilat sipas Badivukut do të ndodhë “gërshetimi i artit, muzikës dhe inovacionit”.
“Qëllimi është t’i bashkojmë artistët dhe inovatorët në një ambient muzikor për të promovuar krijimtarinë, takimin dhe shkëmbimin permes atyre me interesa të njejta dhe në përgjithësi, artin në Prishtinë. Instalimi e një stage, një ekran për artistë te cilët kanë apliku me punët e tyre. Gjatë eventit I jepet mundësia mi shit, mi promovu ose me bo kontakte me njerëz dhe kilentë të ndryshëm. Na jauv mundësojmë këtë pa kompenzim” thotë Badivuku.
Qytetarët nuk mund të prisnin më gjatë për ngjarjet kulturore, por kjo është krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim e të bejmë. Shumë ndryshe nga thjesht shkuarja për një pije, klubet ose festivalet.
“Njerzit e kanë pritur me shumë entusiasëm dhe positivitet duke e marrë parasysh që Prishtinës ju ka mungu shumë ngjarjet Kulturore e artsitike, I kanë munguar party-t dhe normalisht që publiku është shumë I mirë sepse është një event shumë unik dhe shumë më ndryshe se eventet tjera qe ndodhin në qytet.”, thotë ai .
Pas 2 viteve mungesë të aktiviteteve kulturore e artistike, ky edicion I 3-te ka një program të pasur me ftesën e një artisti ndërkombëtar.
“Programi përbëhet me ftesën e DJ Chuss që vjen nga Spanja. Janë disa aktivitete të shtuara, aktivitete kulturore e artistike, është koha e mirë, nuk është nxehtë si ka qenë këto ditë. Stilet muzikore po ashtu janë të shumta : Jazz, house, funk, muzik elektronike etj… Ka shumë arsyje e jo vetëm tri pse njerëzit duhet me ardhë”, tha Badivuku.