Oscars 2022: Nata historike për gruan, nën hijen e dhunës së burrit / lista e të gjithë fituesve - NACIONALE

Oscars 2022: Nata historike për gruan, nën hijen e dhunës së burrit / lista e të gjithë fituesve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

"Dashuria ju detyron të bëni gjëra të çmendura", u shpreh Will Smith në foltore, pasi fitoi çmimin 'Aktori më i Mirë' në ceremoninë e çmimeve Oscars për vitin 2022.

Në mesin e ceremonisë, aktori u çua nga vendi i tij, u fut në skenë dhe goditi me shuplakë prezantuesin Chris Rock, pas një shakaje që ky i fundit bëri për Jada Pinkett Smith, gruan e Smith.

Momenti shokoi internetin, derisa audienca po mundohej të vendoste nëse ndërveprimi ishte i inskenuar. U kuptua që nuk ishte, vetëm kur versionet e pacensuruara të rastit filluan të shfaqen nëpër rrjetet sociale.
Në Amerikë, 'ABC' ia ndali zërin transmetimit, kështu që shikuesit nuk e dëgjuan përgjigjen e menjëhershme të Rock: "Oh wow, Will Smith sapo më goditi me shuplakë", ose Smith që vazhdimisht po ia përsëriste Rock: "Mbaje emrin e gruas time jashtë gojës tënde të fëlliqur!"

Fjalimi i përlotur i Smith, duke i kërkuar falje Akademisë dhe duke arsyetuar shuplakën si impuls për ta mbrojtur familjen e tij, nxiti edhe më shumë reagime. Në një vit ku Akademia përsëri e pati të vështirë të gjente mënyra të reja për ta rritur shikueshmërinë, pas kaq shumë vitesh rënie të audiencës, njerëzit qartazi do ta diskutojnë ceremoninë e këtij viti, dhe jo për arsyet që Akademia ka mundur të shpresojë.

Eksperimentet e formatit për ceremoninë e vitit 2022 përfshinë rikthimin e prezantuesve Regina Hall, Wanda Sykes dhe Amy Schumer.

"Këtë vit, Oscars punësoi tri gra për të prezantuar, sepse kushton më pak se punësimi i një burri", u tall Schumer gjatë sekuencës hapëse të spektaklit. Producentët gjithashtu morën një vendim kontravers për të prezantuar menjëherë tetë prej çmimeve, ndaras para ceremonisë, dhe përfshinë vetëm pamje të përzgjedhura nga ato prezantime gjatë transmetimit direkt.

Derisa vendimi nxiti frustrim të menjëhershëm - veçanërisht në mesin e njerëzve legjitimë për t'i fituar ato çmime, të cilët potencuan se u tregua mungesë respekti ndaj profesionit të tyre - kjo nuk ishte pika më e dobët e spektaklit. Në vend se të shikonin fituesit duke marrë informatën për herë të parë, duke përqafuar më të dashurit, dhe duke ecur në skenë, audienca krejt çka arriti të shihte ishin prerje të shpejta të fjalimeve. Por vendimi i Akademisë për të publikuar emrat e fituesve, nënkuptoi se ceremonia përfshinte tetë çmime ku audienca tashmë potencialisht e dinte kush kishte fituar, gjë e cila la një shije të hidhur në prezantimin e atyre fituesve.

Dhe tentativat për ta përshpejtuar ceremoninë, më së shumti lanë hapësirë për mbushje diskutuese, si komedia jo aq qesharake ku Skyes u vesh si karakteri 'King Richard' i Will Smith, Hall u vesh si Tammy Faye Bekker siç shihet në 'The Eyes of Tommy Faye', dhe Schumer ra nga çatia me tela, i veshur si 'Spider-Man'.

Madje edhe nëse lëmë mënjanë dramën e Will Smith, ishte një vit i çuditshëm për spektaklin. Montazha trandicionale 'In Memoriam', zakonisht një moment mallëngjimi ku figura hollivudiane që kanë vdekur, shfaqen në monitor të përcjellur në sfond me një këngë sentimentale, ishte një event optimist dhe tronditës këtë vit, me një kor që kërcente dhe këndonte këngë si "Spirit in the Sky" nga Norman Greenbaum. Fjalimet ishin kryesisht apolitike, por të tre drejtuesit bënë shaka të shumta duke iu referuar politikës aktuale, duke përfshirë fjalët për projektligjin "Mos thuaj homoseksual" të Floridës dhe përpjekjet e Teksasit për shtypjen e votuesve. Disa nga prezantuesit ishin aktorë të filmave si 'Juno' dhe 'Pulp Fiction', të cilët kanë arritur përvjetor të rëndësishëm - dhe ata filma morën klipe të inserteve gjatë ceremonisë, gjë që shumica e të nominuarve dhe fituesve aktualë nuk e bënë.

Ceremonia eci me një shpejtësi befasuese dhe me mungesë shqetësimi për ndryshimet tonale. Dhe disa prej befasive më të mëdha të natës humbën mes tërë atyre prerjeve të shpejta dhe ndryshimeve mes momenteve të inskenuara, montazhave dhe performancave muzikore.

Triumfi i 'CODA' për çmimin kryesor ishte një prej momenteve kryesore, dhe rrjetet sociale reaguan me pozitivitet ndaj faktit se Troy Kostur nga 'CODA' u bë burri i parë memec në histori që fitoi një Oscar për aktrim.

Aktorja më e mirë në rol dytësor nga viti i kaluar, Youn Yuh-jung për rolin e saj në 'Minari', e prezantoi çmimin, pastaj me kujdes ia mori nga duart çmimin në mënyrë që ta nënshkruante fjalimin e pranimit. Ishte një moment triumfues, emocional, që u turbullua nga prezantuesit, qartazi të nxituar për të rifilluar komedinë. Dhe shpejtësia sa ndodhi krejt kjo, pavarësisht rutinës katër-orëshe të spektaklit, ishte një rikujtim se - derisa shumëçka ndodh në Oscars për çdo vit - shumica e minutazhit shkon për kreatorët duke u lavduar, se për audiencën që mundohet t'i pranojë të gjitha njëkohësisht.

Derisa t'i kemi statistikat e shikueshmërisë, mbetet të shihet nëse ndryshimet e ceremonisë kanë pasur efektet e dëshirueshme.

Më poshtë, lista e plotë e fituesve të edicionit të 94-t të Oscars:

Fotografia më e mirë (çmimi kryesor)

Fitues: CODA

Nominimet tjera: Don't Look Up, Dune, Belfast, West Side Story, Licorice Pizza, King Richard, Nightmare Alley, Drive My Car.

Aktorja më e mirë

Fituese: Jessica Chastain, The Eyes of Tammy Faye

Nominimit tjera: Olivia Colman, The Lost Daughter; Nicole Kidman, Being the Ricardos; Penelope Cruz, Parallel Mothers, Kristen Stewart, Spencer.

Aktori më i mirë

Fituesi: Will Smith, King Richard

Nominimet tjera: Benedict Cumberbatch, The Power of the Dog; Andrew Garfield, Tick, Tick... Boom!; Denzel Washington, The Tragedy of Macbeth; Javier Bardem, Being the Ricardos.

Regjisori më i mirë

Fituese: Jane Campion, The Power of the Dog

Nominimet tjera: Paul Thomas Anderson, Licorice Pizza; Steven Spielberg, West Side Story; Kenneth Branagh, Belfast; Ryusuke Hamaguchi, Drive My Car

Kënga më e mirë origjinale

Fituese: Billie Eilish dhe Finneas, No Time to Die

Nominimet tjera: Dos Oruguitas, Encanto; Be Alive, King Richard; Down to Joy, Belfast; Somehow You Do, Four Good Days.

Dokumentari më i mirë

Fituesi: Summer of Soul

Nominimet tjera: Flee, Ascension, Attica, Writing with Fire.

Skenari më i mirë i përshtatur

Fituesi: CODA

Nominimet tjera: The Power of the Dog, The Lost Daughter, Dune, Drive My Car.

Skenari më i mirë origjinal

Fituesi: Belfast

Nominimet tjera: Licorice Pizza, Don't Look Up, King Richard, The Worst Person in the World.

Dizajni më i mirë për kostume

Fitues: Cruella

Nominimet tjera: Dune, Nightmare Alley, Cyrana, West Side Story

Filmi më i mirë ndërkombëtar

Fituesi: Drive My Car

Nominimet tjera: The Worst Person in the World, Flee, The Hand of God, Lunana: A Yak in the Classroom.

Aktori më i mirë për rol dytësor

Fitues: Troy Kostur, CODA

Nominimet tjera: Kodi Smit-Mcphee, The Power of the Dog; Ciaran Hinds, Belfast; J.K. Simmons, Being the Ricardos; Jesse Plemons, The Power of the Dog.

Filmi më i mirë animacion

Fitues: Encanto

Nominimet tjera: Luca, The Mitchells vs. The Machines, Flee, Raya and the Last Dragon.

Efektet më të mira vizuale

Fitues: Dune

Nominime tjera: Spider-Man: No Way Home, Free Guy, No Time To Die, Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings.

Zërimi më i mirë

Fitues: Dune

Nominimet tjera: The Power of the Dog, The Tragedy of Macbeth, Nightmare Alley, West Side Story

Aktorja më e mirë në rol dytësor

Fituese: Ariana DeBose, West Side Story

Nominimet tjera: Kirsten Dunst, The Power of the Dog, Aunjanue Ellis, King Richard, Jessie Buckley, The Lost Daughter; Judi Dench, Belfast.

Dizajni më i mirë

Fitues: Dune

Nominimet tjera: Dune, Nightmare Alley, The Power of the Dog, The Tragedy of Macbeth, West Side Story.

Editimi më i mirë filmik

Fitues: Dune

Nominimet tjera: The Power of the Dog, Don’t Look Up, Tick, Tick ... Boom!, King Richard.

Rezultati më i mirë origjinal

Fitues: Dune

Nominimet tjera: The Power of the Dog, Parallel Mothers, Don’t Look Up, Encanto.

Filmi më i mirë i shkurtër direkt

Fitues: The Long Goodbye

Nominimet tjera: The Dress, On My Mind, Please Hold, Ala Kachuu - Take and Run.

Filmi më i mirë i shkurtër animacion

Fitues: The Windshield Wiper

Nominimet tjera: Robin Robin, Boxballet, Affairs of the Art, Bestia.

Dokumentari më i mirë i shkurtër

Fitues: The Queen of Basketball

Nominime tjera: Audible, Lead Me Home, Three Songs for Benazir, When we were Bullies

Grimi dhe stili i flokëve më i mirë

Fitues: The Eyes of Tammy Faye

Nominimet tjera: Coming 2 America, Cruella, Dune, House of Gucci.

Zëri më i mirë

Fitues: Dune

Nominimet tjera: Belfast, No Time to Die, The Power of the Dog, West Side Story.

Lajme të ngjashme