Një rrugëtim në Vlorën kulturore
Përgjatë rrugëtimit, unë reflektova në studimin brenda kulturës vizuale. Zbulova stimujt estetikë që formësojnë bukuritë e Vlorës. Ky artikull sugjeron një qasje për të kuptuar bollëkun e vlerave kulturore të Vlorës.

Vlora ka qenë dhe është një nga qytetet më të rëndësishme shqiptare. Qyteti ku u martua Skëndërbeu, ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë, arenë e luftërave për liri dhe qëndresës shqiptare. Ajo përmendet nga shumë kronikanë të lashtë (si Lukani dhe Ptolemeu) si një qyetet skelë dhe nga më të zhvilluarit në İlirinë e Jugut. Vlora zë një vend të merituar në historinë e Shqipërisë, duke gëzuar edhe statusin e qytetit hero.
Kultura dhe Trashëgimia
Sot, trashëgimia kulturore e Vlorës është lënë në harresë, në shumë raste rrezikon të zhduket. Ish-drejtues muzesh, historianë, arkeologë, studiues e të pasionuar pas trashëgimisë kulturore, shprehen me keqardhje për situatën në të cilën ndodhet trashëgimia kulturore e Vlorës, muzetë, monumentet e kulturës, e çdo vlerë tjetër e trashëguar ndër vite.
Vlora njihet si një nga qytetet që ka dhënë kontribut të shquar në kulturën shqiptare. Në Vlorë u hap muzeu i parë arkeologjik në vitin 1936, në të cilin u ekspozuan objektet e zbuluara në Apolloni nga arkeologu francez Leon Rei. Gjithashtu, Vlora është quajtur edhe qyteti i statujave dhe monumenteve, ku mund të përmendim atë të Luftëtarit Kombëtar, Avni Rustemit, Monumentit të Pavarësisë, Marigo Poisos, Jani Mingës, etj.
Sot Vlora është qytet universitar, dhe në të janë të shumta institucionet arsimore, kulturore dhe sportive si Biblioteka Shevqet Musaraj, Teatri Petro Marko, si dhe muzetë e shumtë, si ai historik, etnografik apo ai i pavarësisë. Dy nga vlerat e trashëgimisë kulturore që bart rajoni i Vlorës janë edhe Polifonia Labe, e vlerësuar si pasuri e UNESCO-s, apo këngët qytetare vlonjate.
Gjithashtu Vlora është quajtur edhe qytet i statujave dhe monumenteve, kulturës dhe trashëgimisë, ku këtu po i përmendim disa si më të rëndësishme.
Kalaja e Kaninës
Kalaja e Kaninës është një monument i trashëgimisë kulturore në Kaninë, rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës. Kalaja e Kaninës ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës. Kjo kala është përmendur që në shekullin IV. Megjithatë, aty janë zbuluar gjurmë që prej periudhës ilire. Mendohet se është ndërtuar që në shek. III.
Kalaja e Gjon Bocarit
Kalaja e Gjon Bocarit është një monument i trashëgimisë kulturore në Tragjas. Është ndërtuar në një kodër dominuese mbi fushën e Dukatit, Tragjasit dhe fshatit Radhimë, duke kontrolluar bregdetin dhe rrugët që të çojnë drejt qafës së Llogarasë dhe asaj të Shën Gjergjit.
Kalaja e Porto Palermos
Kalaja e Porto Palermos është një monument i trashëgimisë kulturore e ndërtuar në një gadishull midis Himarës dhe Qeparoit, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës.
Gjurmët e Kalasë së Vlorës
Kalaja e Skelës është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e Vlorës. Kalaja është ndërtuar nga Sulejmani i Madhërishëm në vitin 1531. Kalaja ka qënë rreth 4 kilometra larg nga qyteti.
Gjurmë të reja të qytetit antik Orik
Arkeologë shqiptarë dhe zviceranë kanë zbuluar së fundi gjurmë të një muri 2400 vjeçar në qytezën antike të Orikut, një qendër e rëndësishme në atë periudhë që ndër të tjera ka shërbyer edhe si port kryesor për rajonin e Vlorës.
Fshati rrënojë i Tragjasit të Vjetër
Fshati rrënojë i Tragjasit të Vjetër është një monument i trashëgimisë kulturore në Tragjas, Rrethi i Vlorës, në qarkun e Vlorës. Fshati rrënojë i Tragjasit të Vjetër dhe gjetjet arkeologjike përreth tij tregojnë ekzistencën e një qendre të banuar qysh në lashtësi.
Varri monumental i Ismail Qemalit
Varri monumental i Ismail Qemalit është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e Vlorës.
Mbishkrimet në gjirin e Gramës (Gramata)
Gjiri i Gramës në Gadishullin e Karaburunit, i njohur si Gjiri i Grammatas, ndodhet në rreze të shpatit perëndimor, shumë të thiktë të tij në Orikumin e afërt. Emri i Gramës është i lidhur në mënyrë të qartë me mbishkrimet e gdhendura që në antikitet, mbishkrimet shkëmbore kanë qenë të shumta në gjirin e Gramës, aty numërohen me shumë se 1500 mbishkrime, mbishkrimet greke janë më të lashta dhe u takojnë shekujve të fundit para Krishtit, të pasuara nga disa mbishkrime latine të periudhës perandorake, para se greqishtja mesjetare të ishte mbizotëruese me mbishkrime që në të shumtën e herëve i drejtohen Jezu Krishtit.
Manastiri i Shën Mërisë, Zvërnec
Kisha e Shën Mërisë së Manastirit të Zvërnecit është një kishë në fshatin e Zvërnecit, Vlorë. Për përcaktimin e kohës së ndërtimit të kësaj faltoreje kristiane ekzistojnë disa mendime. Njëri prej tyre, studiuesi shqiptar A. Meksi, argumenton se kisha i përket shek XIII-XIV. Ndërsa çifti i studiuesve austriak, Helmut dhe Herta Bushhausen, mendon se koha e ndërtimit i përket shek. të X.
Kisha e Marmiroit
Kisha e Marmiroit është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e Vlorës. Kisha është e tipit kryq i lirë me kupolë. Pjesë të tjera të saj janë edhe narteksi dhe tamburi cilindrik.
Xhamia e Muradies
Xhamia e Muradies ndodhet në qytetin e Vlorës, në aksin rrugor Vlorë-Skele, në zonën arkeologjike (zona A sipas zonifikimit arkeologjik), në një nga qendrat e qytetit, pranë Sheshit te Flamurit. Objekti është i kufizuar nga të gjitha anët me rrugë.
Rruga e Hebrejve
Zanafilla e kësaj miqësie shtyhet tutje në shekuj dhe mendohet të ketë një histori pothuajse 600 vjeçare. Gjurmët e kësaj historie tashmë kanë mbetur në kujtesën e qytetarëve vlonjatë, që ruajnë përshtypjet më të mira për ata banorë fisnikë që u bënë pjesë e jetës së qytetit të Vlorës, deri në fillim të viteve 1990.
Hebrejtë e parë mbërritën në Vlorë në shekullin XV
Sipas historianit Novruz Bajrami, hebrenjtë e parë në qytetin e Vlorës kanë ardhur në vitin 1430. Ata kanë mbërritur këtu nga Spanja. Ai thotë se në vitin 1520, komuniteti i hebrenjve në Vlorë, ishte i përbërë nga 525 banorë, nga 4000 që kishte qyteti gjithsej. Por, për historianin Bardhosh Gaçe, mbërritja e hebrenjve në qytetin e Vlorës, është pak më e mëvonshme. Sipas tij, ajo daton me vitin 1490.
Kullat e Dervish Aliut
Në afërsi te fshatit Dukat ndodhet një kompleks ndërtimor me vlera historike. I ndërtuar në fillim te shek. XIX, ky ansambël kullash të Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshtare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848.
Klubi “LABËRIA” është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, në qarkun e Vlorës. Në Vlorë krijohet Klubi Patriotik Kombëtar “Labëria”, në një banesë në lagjen “Muradie”. Shumë nga anëtarët e Klubit do të ishin paria e Vlorës të cilët do të organizonin kryengritjen e armatosur të vitit 1912, duke krijuar kushtet për çlirimin e Vlorës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar nga ku do të shpallej Pavarësia. Sot, Klubi “Labëria” është Muzeu Etnografik.
Kompleksi historik-muzeal i Pavarësisë në Vlorë
Kompleksi historik-muzeal i Vlorës është i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë që i shfaqet një vizitori të vëmëndshëm është në qendrën e sheshit historik të Flamurit. Studiuesit e shumtë kanë përkrahur idenë se aty është ngritur flamuri në ditën e pavarësisë.
Shtëpia muze e Vlorajve
Shtëpia e Vlorajve, ajo që ka mbetur nga koha, është vetëm 10 m nga sheshi historik i flamurit dhe është pjesë e kompleksit muzeal historik. Shtëpia e Vlorajve që së fundi njihet si shtëpia e beut, nuk është në funksionimin e saj dhe e lidhur me kompleksin muzeal, ndonëse ajo është pjesë e saj.
Muzeu i Pavarësisë Kombëtare
Ndërtesa e Muzeut të Pavarësisë Kombëtare është autentike, që ruan vështrimin e asaj kohe. Materialet këtu janë të sistemuara si në kohën kur punoi qeveria e Vlorës me Kryeministër Ismail Qemalin. Ajo gjendet në rrugën Vlorë-Skelë, afër detit, por pamja e saj, fytyra e saj vështron nga hapësira e detit, kryesisht nga gjiri i Vlorës.
Varri Monumental i Ismail Qemalit, vepër e skulptorit Odhise Paskali
Ky varr u ndërtua në vitin 1932. Dëshmi e Draling Vlorës. Ashtu si e kishte lënë amanet, Ismail Qemali u varros në Kaninë, në varrezat e familjes. Më 1932, me rastin e 20-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, me kërkesë të popullit të Vlorës dhe me Vendim të Qeverisë Mbretërore, trupi i tij u spostua në Vlorë, në qendër të qytetit, aty ku është edhe sot.
Ish-prefektura
Ish-Prefektura (Vlorë) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës. Godina e ish-prefekturës së Vlorës ka një moshë 93 vjeçare. Sipas specialistëve, kjo godinë dallohet për vlera të spikatura arkitektonike e ndërtimore. Përkarshi xhamisë “Muradie”, në të djathtë kur shkon drejt sheshit historik të Flamurit, të bie shpejt në sy kjo godinë karakteristike me arkitekturë të veçantë nga ndërtimet e viteve të fundit.
Muzeu historik
Muzeu Historik (Vlorë) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Vlorës, ndodhet në qendër të qytetit, në një godinë mjaft të veçantë, e cila më parë ka shërbyer për organet e qeverisjes vendore dhe organizatat e masave.
Gjithashtu, Vlora ka teatrin “Petro Marko”. Historia e themelimit të Teatrit profesionist të dramës në Vlorë shënon 16 Nëntor 1962, me rastin e 50-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në këtë qytet.
Ky eveniment kulturor erdhi si rezultat i lëvizjes së gjerë artistike në vite, duke filluar me veprimtaritë e Klubit Patriotik “Labëria”, te lëvizjet artistike të viteve 50-60.
Premiera e parë e Trupës Profesioniste të Dramës Vlorë ishte “Fundosja e skuadrës”. Kjo ishte një nisje e mbarë drejt udhës së vështirë të përkryerjes artistike nëpërmjet gjuhës skenike, si dhe do të ravijëzonte profilin e ardhshëm të Teatrit “Petro Marko” në qytetin e Vlorës. Aktorët e parë që u aktivizuan në këtë trupë ishin nga lëvizja amatore, dhe me kalimin e kohës skalitin profilin e tyre prej artistësh në figurat artistike që krjiuan. Të tillë përmenden V. Panozaqi, M. Ferra, A. Hasho, D. Hasho, V. Beqari, H. Myrto, A. Roshi, K. Shkurti, E. Shtrepi, L. Toto, Z. Kapo, etj.
I gjithë ky organizim u mundësua nga AGK dhe TriptoAlbania.