Një mjek nuk bëri dush për 5 vjet. Ja çfarë zbuloi ai - NACIONALE

Një mjek nuk bëri dush për 5 vjet. Ja çfarë zbuloi ai

4 vjet më parë

nga NACIONALE

A është sapuni vetëm marketing dhe jodomosdoshmëri?

James Hamblin bëri bujë kur njoftoi se nuk kishte bërë dush dhe nuk kishte përdorur sapun për pesë vjet. Mjeku, ligjëruesi i lëndës shëndeti publik në Yale dhe shkrimtari i stafit në The Atlantic, eksperimentoi me veten si kërkim për librin e tij të fundit, "Clean: The New Science of Skin".

Ritualet e higjienës janë po aq të vjetra sa vetë civilizimi. Derisa myslimanët dhe hindusët krijuan rituale të përpunuara pastrimi, të krishterët evropianë si rezultat i teorisë së miazmës*, menduan se larja rrit shanset për t'u sëmurë. Për shekuj me radhë, mendohej se gjoja mjaftonte ndërrimi i këmishës suaj prej liri të ju mbante pastër, dhe nuk kishte nëvojë për ujë e sapun. Shumë të krishterë gjatë kësaj epoke kishin vetëm një banjë gjatë gjithë jetës së tyre: pagëzimin.

Ndonëse është e lehtë ta tundësh kokën me mosbesim, Hamblin thekson se shumë zakone aktuale të higjienës dhe kujdesit ndaj lëkurës kanë dhënë efektin e kundërt. Me siguri ju mendoni se është e domosdoshme të laheni sa më shpesh të jetë e mundur, megjithatë zakonet tona sado të shtrenjta, mund të jenë më shumë të dëmshme sesa të dobishme.

Higjiena moderne dhe kujdesi ndaj lëkurës kërkon shumë kohë. Siç thekson Hamblin, nëse kaloni gjysmë ore duke bërë dush dhe duke aplikuar produkte çdo ditë, ky aktivitet do t'ju kushtojë më shumë se dy vjet, llogaritur me një mesatare të jetëgjatësisë prej 100 vjet.

Në librin e tij të parfundit, “If Our Bodies Could Talk”, Hamblin shqyrtoi mite të shumta më lidhje me trupin. Në "Clean", ai fokusohet në organin tonë më të madh – lëkurën. Lëkura është një ‘mjedis’ në vete. Ajo që vijon janë gjashtë mësime të rëndësishme në librin e tij, duke filluar nga praktikat e higjienës deri te lakmia kapitaliste.

Siç cek Hamblin në hyrje, ‘braktisja’ e sapunit nuk vlen për larjen e duarve, veçanërisht gjatë një pandemie. Si mjek, ai e kryen këtë 'zakon' disa herë në ditë.

Obsesionimi ndaj sapunit mund të shkaktojë alergji

Në luftën për t’i mbrojtur fëmijët tanë prej baktereve, ne pa dashje mund t'ju krijojmë atyre alergji për gjatë gjithë jetës. Rritja e alergjive ndaj kikirikut është tregues i këtij trendi. Lëkura jonë është linja e parë e mbrojtjes kundër sëmundjeve dhe ajo di si të mbrohet. Në fakt, organizmat dhe bakteret që jetojnë në lëkurën tonë bëjnë punë të rëndësishme; sa më shumë t'i lajmë ato, aq më të ndjeshëm bëhemi ndaj pushtuesve të huaj.

Alergjitë ndaj arrave mund të jenë vetëm një pasojë e larjes së tepërt. Riniti**, astma dhe ekzema pjesërisht mund të shkaktohen (ose të provokohen) nga shumë sapunë antibakterialë (ose sapunë të çfarëdoshëm). Siç shkruan Hamblin, "Sapunët dhe astringentët*** kanë për qëllim të na bëjnë lëkurën më të thatë, pra më pak të yndyrshme, duke ‘shkatërruar’ kështu sebumin me të cilin ushqehen mikrobet".

Lëkura juaj po zvarritet nga marimangat

Tek flasim për ‘pushtuesit’ e huaj, shkenca e lëkurës vërteton një ide të vjetër budiste: nuk ka vetvete. Siç thotë Hamblin, "Vetja dhe tjetri është më pak një dikotomi sesa një vazhdimësi". Në fakt, "ju" jeni një koleksion organizmash dhe bakteresh, përfshirë edhe Demodex. Gjysmë milimetri të gjatë, këta "arachnids demon" janë organizma të pangjyrë dhe ‘jetojnë me neve’, madje, të katër palë këmbë e tyre i përdorin për të gërmuar në lëkurën e fytyrës sonë.

Po, në fytyrat e secilit prej nesh.

Ekzistenca e këtyre marimangave u zbuluan fillimisht në 1841, vetëm në vitin 2014 një grup studiuesish në Karolinën e Veriut përdorën sekuencën e ADN-së për të kuptuar ndikimin e tyre. Edhe pse mund të tërhiqeni nga sugjerimi, rezulton se këto krijesa potencialisht veprojnë si eksfoliantë natyralë****. Ndonëse ‘strehimi’ i shumë prej këtyre marimangave rezulton në sëmundje të lëkurës, fytyra juaj është ‘shtëpia’ e tyre. Nëse nuk mendoni për ta, të paktën dijeni se në rast ‘të mungesës’ së tyre – mund të bëheni edhe më të ndjeshëm ndaj shpërthimeve dhe infeksioneve.

Mendoni se kapitalizmi i pakontrolluar është i keq? Faleminderit sapun.

Sapuni është kimikisht i thjeshtë. Mjafton të kombinoni yndyrë dhe alkalin që të krijoni molekula surfaktanti. Yndyra mund të jetë me bazë shtazore ose bimore – tri acide yndyrore dhe një molekulë glicerinë krijojnë një triglicerid. Kombinoje këtë përzierje me potas ose salcë, aplikoni nxehtësi dhe shtypje të mjaftueshme dhe thjesht prisni që acidet yndyrore të ‘treten’ nga glicerina. Kaliumi ose natriumi lidhet me acidet yndyrore. Dhe ja sapuni.

Në fakt ju paguani për aromën dhe paketimin. Në vitin 1790, u miratua patenta e parë në histori për një metodë të përpunimit të hirit që prodhonte sapun. Megjithatë, kjo nuk ishte një goditje e menjëhershme. Sasia e tepërt e hirit rezultoi në djegie të lëkurës. U desh të kalonte një shekull që kompanitë të bindnin amerikanët që larja e rregullt ishte e nevojshme. Falë marketingut të qëlluar – sapuni u bë i domosdoshëm. Një luks u bë një e mirë e përbashkët.

Ashtu si çdo kapitalizëm, ‘pak’ nuk gjeneron ‘shumë’ të ardhura. Tregtarët e bindën publikun se duhej shumë. Siç shprehet Hamblin, “Kapitalizmi nuk shet asgjë me aq efektivitet sa statusi. Dhe nëse pak do të ishte mirë, shumë do të ishte më mirë.”

Sapuni infektoi vetëdijen tonë. Shumë shpejt, ne kishim nevojë për shumë gjëra, falë kimisë së thjeshtë.

Industria e kujdesit ndaj lëkurës është pothuajse tërësisht e parregulluar

Hamblin provoi një projekt tjetër për këtë libër: ai filloi një linjë për kujdesin e lëkurës. Një ditë ai shkoi në Whole Foods dhe bleu përbërës të papërpunuar: vaj jojoba, kolagjen, gjalpë shea dhe disa gjëra të tjera. Pasi i kishte përzier në kuzhinën e tij, ai porositi kavanoza qelqi dhe etiketa nga Amazon. Në total, ai shpenzoi 150 dollarë (që përfshinte faqen e internetit të kompanisë së tij) për të filluar Brunson + Sterling. Më pas ai postoi dy kavanoza ​Gentleman's Cream për 200 dollarë (në zbritje nga 300 dollarë!).

Hamblin nuk shiti asnjë kavanoz, por ky nuk ishte qëllimi. Në një ekspozitë, ai vuri re kavanoza C E Ferulic të SkinCeuticals që shiten për 166 dollarë, edhe pse ky acid nuk është më efektiv në përmirësimin e shëndetit sesa të hahet një portokall. Po ashtu, pirja e kolagjenit nuk i bën asgjë lëkurës tuaj, pasi shpërbëhet nga enzimat nga traktin tuaj tretës. Megjithatë, shumë kompani pretendojnë se ju jep lëkurë me më shumë shkëlqim, edhe pse tarifa është e kotë.

Akoma më e pabesueshme, Hamblin nuk duhej të raportonte ndonjë përbërës në FDA. Ai gjithashtu nuk kishte nevojë të shënonte efektet anësore të produktit të tij ose të jepte prova për siguri. Ai thjesht duhej të aplikonte për një licencë biznesi. FDA as nuk mund ta detyrojë atë (ose këdo) t’i tërheq produktet. Sistemi i sigurisë së qeverisë mbështetet në një kod nderi - dhe ka shumë biznese që janë më pak se të ndershme.

Marketing dhe jodomosdoshmëri. Faleminderit, sapun!

Karrem dezinfektues

Shakaja e vazhdueshme për lumturinë që buron nga gjetja e pecetave Clorox në supermarket do të jetë me ne edhe për ca kohë, pasi CEO njoftoi se nuk do të kenë furnizim të mjaftueshëm deri në vitin 2021. Thënë kjo, a duhet të Clorox gjithçka? Ndoshta jo, sugjeron Hamblin. Në fakt, që Clorox të funksionojë, duhet ta lini në sipërfaqe për rreth 10 minuta. "Produkti nuk po "vret 99.9% të mikrobeve" në mënyrën se si e përdor kushdo në të vërtetë - një fshirje e shpejtë."

Hamblin sugjeron se ngjashëm me antibiotikët, përdorimi i produkteve të pastrimit i bën ato joefektive. Hamblin vazhdon, "disa gjendje kronike duket se ushqehen nga fakti se shumë prej nesh nuk i ekspozohemi mjaftueshëm natyrës".

Natyrisht që një numër punëtorësh në industrinë e mirëqenies dhe kujdesit ndaj lëkurës ka të ngjarë të kenë qëllime të mira, megjithatë aq shumë nga ajo që shitet është e panevojshme, madje edhe e dëmshme. Forma si vepëron marketingu është se na bën të ndihemi “më pak se” për të na shitur produktet që gjoja do të na plotësonin.

Siç përfundon Hamblin, kompanitë e bazuara në përvoja do të kishin një qasje të kundërt ndaj kujdesit të lëkurës dhe higjienës: më pak është më shumë.

Edhe pse kjo kurre nuk do të prodhojë kompani miliona dollarëshe, ne vazhdojmë të sakrifikojmë shëndetin në emër të markës.

Lajme të ngjashme