Ndihem fajtor që dua një jetë seksuale më të çuditshme se që mund ta ofrojë partnerja ime - NACIONALE

Ndihem fajtor që dua një jetë seksuale më të çuditshme se që mund ta ofrojë partnerja ime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kam qenë me partneren time për shtatë vite dhe nuk kemi bërë seks në tre vitet e fundit. Për një kohë të gjatë, kjo ndodhi për shkak të shëndetit të saj mendor dhe një periudhe të stresit dhe traumës së tepërt. Gjatë kësaj kohe, flirtova me njerëz tjerë dhe rizbulova dashurinë time për seks të pazakontë, një dashuri të cilën partnerja ime nuk e ka. Kjo gjithashtu rezultoi me një tradhti në të cilën bëra seksin më të mirë të jetës. Partnerja ime dëshiron ta bëjë marrëdhënien të funksionojë dhe të rikonsolidohet në jetën seksuale por, pavarësisht sa shumë e dua, e gjej veten të sprapsur nga përpjekjet e saj. Gjithashtu ndjej faj të tmerrshëm për më shumë seks të pazakontë, i cili mund ta shkatërrojë marrëdhënien tonë.

Përgjigja e psikoterapuetes Pamela Stephenson Connolly


Duket sikur ti ke filluar rrugën për dalje nga kjo marrëdhënie. Ke një vendim të vështirë për ta marrë. Nëse vendos të qëndrosh, ose do t'ju duhet të hiqni dorë nga aktivitetet tuaja të jashtme ose t'i vazhdoni ato në fshehtësi. Çkado që zgjedhni, do të kesh një çmim për ta paguar. Fillimisht, duhet ta kuptosh nëse do të jetë e mundur që ti të rikthesh marrëdhënien seksuale me partneren, edhe pse në rastin tënd kjo duket pak e mundur. Duket sikur ti ke fshehur një pjesë të rëndësishme të jetës tënde seksuale që një kohë në këtë marrëdhënie. Nëse nuk jemi krejtësisht vetja me një partner, presioni i fikjes mund të jetë shumë i madh. Bëhu specifik rreth seksit të pazakontë, i cili është një me konsent. Mundohu ta pranosh vet dhe pranoje se duhet ta pranosh krejtësisht nga të tjerët.

Lajme të ngjashme