Narratori i filmit ikonik 'Texas Chainsaw Massacre' thotë se u pagua me marihuanë për rolin në horrorin klasik
Sikur "Texas Chainsaw Massacre" nuk ishte tashmë perfekt sa duhet, narratori i skenës hapëse të filmit ikonik konifmroi se u pagua me marihuanë.
Këto ditë, do të thyenit llojlloj ligji nëse do paguanit dikë me substanca ilicite.
Por filmi 'slasher' ishte bërë në vitin 1974, një kohë kur filmat ishin më shumë se thjesht para, para dhe vetëm para.
Për John Larroquette, filmi me regji të Tobe Hooper ishte punë tejet e rëndësishme, derisa thotë se ky ishte roli i parë i tij në ndonjë film ndonjëherë.
Edhe pse ai nuk u shfaq fare në ekran, luajti një rol të rëndësishëm si narrator në fillim të filmit.
Një spekulim i kahmotshëm ka qenë prezent në internet që sugjeron se Larroquette, tash 75-vjeçar, u pajtua të lexonte skenën hapëse në këmbim të disa gjërave të gjelbëra.
Dhe tash, pas viteve thashethëme, ai e konfirmuar si diçka "totalisht të vërtetë".
Duke folur për "Parade", ai tha: "Ai më dha pak marihuanë. U largova nga studio inçizuese dhe e preka mbi shpatulla, duke i thënë: 'Paç fat!'"
Aktori që ka fituar çmime të rëndësishme tha se u takua me Hooper derisa punonte në një bar në Kolorado më 1969, duke i thënë gazetës: "Nuk isha i sigurt çka doja të bëja me jetën time."
Dyshja krijoi miqësi dhe shumë vite më vonë, kur Larroquette u shpërngul në Los Anxhelos për të ndjekur karrierën si aktor, Hooper vendosi të binte në kontakt.
"Tobe dëgjoi se isha në qytet dhe kërkoi për një orë të kohës time për të bërë narracionin e një filmi që ai sapo kishte xhiruar," shtoi ai.
"I thashë 'mirë!' Ishte favor."
Pak e kishin parashikuar se filmi me buxhet të ulët, i cili kushtoi vetëm 60 mijë dollarë, do të bëhej filmi më i popullarizuar dhe prej më ikonikëve të zhanrit të horrorit.
"Leatherface" është një prej karaktereve negative më të njohur rrotull.
Ylli i "Night Court" vazhdoi duke kryer narracionin në pjesët tjera, por kësaj radhe u pagua me para të gatshme.
"Bëni diçka falas në vitet e 70-a dhe fitoni pak para në të 80-at," tha ai. "Është diçka që qëndron fuqishëm në rezymenë time."
Befasisht, Larroquete pranoi se ai ende nuk ka parë filmat e "Texas Chainsaw Massacre" që filluan karrierën e tij.
Pse? Fjalët e tij: "Nuk jam fans i madh i horrorit".
