Ministri i Kulturës: Lajm i rëndë vdekja e Kadaresë - NACIONALE

Ministri i Kulturës: Lajm i rëndë vdekja e Kadaresë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku e ka quajtur “lajm të rëndë” vdekjen e shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, për çka tha se “do ta kutjojmë gjithmonë për aftësinë e tij të rrallë për të kapur thelbin e njerëzimit në çdo faqe të shkruar”.

Postimi i Çekut:

Lajm i rëndë vdekja e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, autorit që na mësoi të shohim botën me një këndvështrim unik.

Kontributi i Kadaresë për artin dhe kulturën shqiptare është i pashoq. Veprat e tij mbeten testament i gjallë i talentit dhe mendjes së tij të jashtëzakonshme.

Do ta kujtojmë gjithmonë për aftësinë e tij të rrallë për të kapur thelbin e njerëzimit në çdo faqe të shkruar.

Padyshim pas vetes ka lënë trashëgimi të pashlyeshme në letrat shqipe dhe botërore.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kadare dhe të gjithë qytetarëve.

Lajme të ngjashme