Madonna lë të nënkuptohet se është homoseksuale në videon e fundit në TikTok
Madonna duket se është deklaruar si homoseksuale në një video së fundmi të publikuar në TikTok.
Pop-ylli, 64-vjeçar, shfrytëzoi platformën gjigante për të "dalë nga dollapi".
Ajo zbuloi seksualitetin për fansat në një video të shkurtër, pesë-sekondëshe, në të cilën ajo shihet duke mbajtur një palë të brendshme rozë.
Titulli mbi klip potenconte: "Nëse ia huqi, jam homoseksuale".
Ajo pastaj vazhdon duke hedhur të brendshmet në drejtim të një shporteje, duke ia huqur në mënyrë sepektakolare.
Videoja përfundon me një rrudhje krahësh.
@madonna ♬ original sound - nudy georges
Klipi në rrjetet sociale menjëherë shkoi viral, duke tërhequr më shumë se 1.3 milion shikime brenda një ore.
Fansat vëshuan pamjet me komente, me shumë që përkrahën 64-vjeçaren që dukej se konfirmoi seksualitetin, i cili ka qenë temë diskutimi për fansat e muzikës.
Një përdorues i TikTok shkroi: "Çka në të 80-at po ndodh?"
Një tjetër shtoi: "Sapo e zbuloi Madonna? Dhe po e shikoj në kohë reale?"
Një i treti potencoi: "A jemi dëshmitarë historisë në bërje?"
Një tjetër postoi një emoji të një fytyreje të shokuar, përkrah fjalës: "ÇKA?"
Të tjerë thanë se Madonna e ka përmendur në të kaluarën se i pëlqejnë edhe burrat edhe gratë.
Një shfrytëzues tha: "Madonna ka qenë biseksuale për dekada të tëra, miqtë e mi".
Një tjetër shtoi: "Ne tashmë e dinim këtë".
Madonna në të kaluarën ka rrokur temën e seksualitetit të saj, duke preferuar të mos i pranojë plotësisht preferencat seksuale.
Ajo asnjëherë nuk ka konfirmuar ose mohuar thashethëmet të takimeve me gra në të kaluarën, mirëpo, 'The Sun' potencon se ajo ka inkurajuar spekulimet për jetën e saj seksuale.
Në vitin 1990, pak pas publikimit të klipit "Justify My Love", ikona e pop muzikës ishte e hapur për seksualitetin, teksa ishte shprehur: "Mendoj se të gjithë kanë natyrë biseksuale. Kjo është teoria ime. Mund ta kem gabim".
Në një letër të vitit 1991 drejtuar supermodeles Amanda Cazalet, e cila ishte publikuar nga 'The Sun', tha: "Mendoj se je gruaja më e bukur në botë. Po vdes të të puth përsëri. Fantazoj për ty tërë kohën".
Madonna vazhdoi: "Nuk mund ta shpjegoj tërheqjen time - por është aty. Tërhiqem nga shumë pak gra në këtë mënyrë".
