Letërsia ukrainase në përballje me luftën - NACIONALE

Letërsia ukrainase në përballje me luftën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lufta që ka përfshirë së fundi Ukrainën, me logjikën e saj të brendshme, me mentalitetin, parimet dhe prioritetet e veta të veçanta, po fillon të depërtojë me intensitet gjithnjë e më të madh në strukturën e politikës globale. Kjo fitore e luftës mbi politikën dhe diplomacinë nuk mund të mos shkaktojë shqetësim për drejtimin në të cilin po shkon bota moderne. Në sipërfaqe, mund të shohim se roli e shkrimtarëve ukrainas në formulimin dhe zbatimin e trysnisë së jetesës, që të karakterizojë luftën në konceptin emocional brenda nënkulturës ushtarake ukrainase. Shkrimtarët në shkrime të gjuhës emocionale kanë si qëllim të interesit në rritje për sferën emocionale të vetëdijes dhe ndikimin e saj në aktivitetin e fjalës. Disa nga shkrimtarët ukrainas janë:

Andrey Kurkov

një nga autorët më të njohur të Ukrainës, shpesh quhet një romancier komik, por tani mund ta shohim si udhëzues për historinë e konflikteve të tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës. Kurkov shkroi për luftimet midis Rusisë dhe Ukrainës shumë kohë përpara pushtimit të së enjtes (25/02/2022). Por tani, më shumë se kurrë, ai dëshiron t'ia shpjegojë botës.

Romani i tij i vitit 2018 Grey Bees (Bletët gri) u vendos në konfliktin e mëparshëm Ukrainë-Rusi. Romani tregon historinë e Sergeyich (personazhi kryesor), një inspektor miniere me aftësi të kufizuara në pension dhe bletërritës i përkushtuar, i cili jeton në një fshat të braktisur nga të gjithë, përveç personit që më së paku do të donte të qëndronte: rivali i tij i çuditshëm i fëmijërisë, Pashka, “

I shkëputur nga pjesa tjetër e botës, si një person që ndihet i lënë pas dore, frika ekzistenciale zbret në sfond dhe kuptimi i vdekshmërisë së tij bëhet sekondar. Pa energji elektrike apo komunikim, Sergeyich bën një jetesë të vështirë, duke u kujdesur për bletët e tij dhe duke shitur mjaltin e tyre për të mbijetuar. Të vetmit vizitorë të rastësishëm në fshat janë ushtarë nga të dyja anët, kureshtarë të shohin nëse dikush është ende gjallë. Gjersa simpatitë e fshehta të Sergeyich janë me ukrainasit, ato të Pashkas me separatistët.

Por si ndihet autori kur Rusia pushtoi vendin e tij, Kurkov pohoi për revistën: The New York Times. “Nuk mund të qesh me asgjë. Kisha ndaluar së shkruari një roman të ri, shtoi ai në një intervistë telefonike nga shtëpia e tij në Kiev të enjten, dhe po i kushtoja kohën të folurit me gazetarët për të shpjeguar se çfarë po ndodh në vendin tim”.

Ivan Y. Franko


Ivan Franko, një nga etërit themelues të letërsisë moderne ukrainase, shfaqet mjaft ambivalent ndaj çështjes hebraike në veprën e tij shumëgjuhëshe. Në veprën e tij letrare dhe publicistike mund të gjejmë edhe pasazhe (citime) antisemitike, (antisemitizmi është, paragjykimi urrejtja, ose diskriminimi kundër judenjtë për arsye që lidhen me trashëgiminë e tyre hebreje).

Deklaratat e Frankos - si në tekstet e tij letrare ashtu edhe në deklaratat e tij gazetareske për çështje aktuale - historikisht dhe kulturalisht ishin të pranishme ngase, ai ishte një kritik social, gazetar, ekonomist, aktivist politik, filozof, etnograf dhe autor i romaneve të para detektive dhe poezisë moderne në gjuhën ukrainase.

Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë, Ivan Franko ishte zëri i Ukrainës Perëndimore, i atyre miliona ukrainasve që, me goditjen e fatit politik, jetonin nën sundimin e Perandorisë Austro-Hungareze. Ai ishte jo vetëm zëdhënësi i popullit të tij. Ai luajti një rol dërrmues në përgatitjen e tyre për të ardhmen e tyre. Ishte Franko ai që ushqeu flakën e sapondezur të ndërgjegjes ukrainase dhe gjeti gjënë e duhur për të, u përgatit nën stresin e Luftës së Parë Botërore për të deklaruar për vetëvendosje, për të krijuar Republikën e Ukrainës Perëndimore dhe për të bashkuar vullnetarisht fatin e saj me vëllezërit e tyre të Ukrainës së Madhe në Republikën Kombëtare të Ukrainës. Megjithatë, nuk kishte asgjë në karrierën e tij që do të çonte vëzhguesin e rastësishëm për të vlerësuar punën e tij. Edhe për shumë nga bashkëkohësit e tij, Ivan Franko ishte vetëm një gazetar provincial që punonte shumë në qytetin e Lviv për bukën e tij.

Ivan Franko është autor i librit "The war between the dog and the wolf " (Lufta midis qenit dhe ujkut). Dhe për fund, thënia e tij e famshme: “E mira do ta mposhtë të keqen!”

Lesya Ukrainka


Lesya ishte një nga shkrimtaret më të njohura të letërsisë ukrainase, për poezitë dhe shfaqjet e saj. Përkthyese, folkloriste, aktiviste publike dhe kulturore, dhe një pioniere e lëvizjes feministe, ajo është një nga figurat më të njohura ndërkombëtarisht të kulturës kombëtare ukrainase. Shkrimet e saj inkurajonë pasionet e saja krijuese që të mahnisin. Sot në 151-vjetorin e lindjes së saj (25 shkurt 1871), në periudhën e pushtimit dhe agresionit rus, poezia e fjalët patriotike të saj, megjithëse mallëngjyese, u drejtohen të gjithë ushtarëve ukrainas kur shkruan: “Vdekja jonë. Do t'u mësojë të tjerëve se si duhet të jetojnë”.

Lesia ishte njëra nga gratë shkrimtare që i përkushtohet paqes dhe luftës. Më poshtë ju sjellim një nga poezitë pa titull (1890), përkthyer nga gjuhën angleze Gladis Ivëns (Gladys Evans).[1]

“Ju jeni fëmijë me fat që keni lindur,

Në një kohë kaq të qetë, të jetosh kaq i shkujdesur.

Ju dëgjoni bisedat e mia për kohët të kaluara e të egra,

Sikur të ishte ndonjë përrallë e frikshme.

Po fëmijë! Dikur bota jonë e bukur e lirë,

Njerëzve atëherë të gjallë u dukej si një burg.

Dhe vëllezërit luftuan njëri-tjetrin, duke bërë luftë.

Dhe vëllezërit luftuan njëri-tjetrin, duke bërë luftë.

Dhe vëllezërit luftuan njëri-tjetrin, duke luftuar.

Por a e kuptoni atë fjalë që quhet luftë?

Ato ditë i dhanë vëllavrasjes emrin e luftës.

E quajti të vërtetën shpëtimtare, lirinë, besimin dhe fuqinë -

Dhe gjithë ajo gjakderdhje që ata thanë ishte heroizëm!”[2]

Dashuria e jetës dhe vdekja, toleranca, barazia dhe izolimi kulturor (i emigrantëve) dhe vizionet e saj për këto probleme mbeten ende për t’u vlerësuar dhe rikujtuar edhe tani në epokën moderne. Veprat e saj më të famshme përfshijnë poezitë dramatike “The Possessed”, (Të zotëruarit), “Cassandra”, (Kasandra), “Babylonian Captivity” (Robëria babilonase), “The Stone Lord”, (Zoti i gurit), “The Forest Song” (Kënga e pyllit), si dhe përkthime të shumta të mostrave më të mira të ligjërim letrar, shkruar nga GG Byron, Dante Alighieri, Homeri, H. Heine, V. Hugo, W. Shakespeare dhe figura të tjera eminente.

[1] Që mund ta gjeni në: https://rickrozoff.wordpress.com/2011/08/06/lesya-ukrainka-do-you-understand-that-word-called-war/

[2] Përktheu nga anglishtja: Arita Zhjeqi

Lajme të ngjashme