Lansohet programi ndër-ministror “Arti në shkolla” - NACIONALE

Lansohet programi ndër-ministror “Arti në shkolla”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se sot në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe institucione të tjera partnere në nivelin qendror dhe lokal, kanë lansuar programi ndër-ministror “Arti në Shkolla”.

Në njoftimin e MKRS-së thuhet se zv.ministrja Daulina Osmani së bashku me ministren Arbërie Nagavci dhe ministrin Elbert Krasniqi prezantuan para kryetarëve të komunave, zyrtarëve publikë, si dhe përfaqësuesve të komunitetit artistik, programin i cili parasheh që çdo nxënës të ketë të paktën një aktivitet ekstrakurikular kulturor në javë.

E këto aktivitete përfshijnë:

Orë të veçanta të artit të cilat do të sjellin artistin në klasën shkollore;

Vizitat direkte në institucionet kulturore dhe në monumente të trashëgimisë kulturore;

Organizmin e nxënësve për pjesëmarrje në shfaqje të ndryshme artisike;

Themelimin e art klubeve në shkolla, që do të shërbejnë si platforma për aktivizmin e nxënësve që shprehin interesim dhe talent në cilëndo gjini të caktuar artistike: lexim, teatër, muzikë, trashëgimi kulturore apo të tjera.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme