Kush është Ben Chew, avokati i Depp-it që po fascinon botën e që ka punuar në Kosovë? - NACIONALE

Kush është Ben Chew, avokati i Depp-it që po fascinon botën e që ka punuar në Kosovë?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Ben Chew doli se ka kryer provimin e jurisprudencës në Kosovë dhe e ka nisur karrierën e tij pikërisht në vendin tonë. Ai po punon në një gjykim tepër mediatik e dramatik, atë mes Johnny Depp dhe ish gruas së tij Amber Heard. Por, kush është Chew-ja?

Artikulli i mëposhtëm është përkthyer nga Nacionalja prej Meaww.

Pasi e humbi raundin e parë në Mbretërinë e Bashkuar, Johnny Depp po shpreson për një rezultat më të mirë nga padia që bëri për shpifje në Fairfax County të Virgjinias. Rasti, i cili ka nisur prej 11 prillit të këtij viti, pritet të zgjas për gjashtë javë, me Deppin që kërkon rreth 50 milionë dollarë nga ish gruaja e tij Amber Heard.

Ky rast masiv vjen gati shtatë vjet pasi Depp me Heard u divorcuan, por qartazi, ata nuk i kanë kryer të gjitha çështjet. Depp-it i vyen fitorja që ta mbajë gjallë karrierën e tij prej aktori pasi nuk e fitoi rastin ndaj gazetës The Sun në Mbretërinë e Bashkuar. “Grua-rrahësi” si etiketë bëri që Depp të largohej nga filmi “Fantastic Beasts: The Secret of Dumbledore”, dhe i umbi të gjitha projektet tjera.

Në anën tjetër, Heard ka arritur ta mbajë gjallë karrierën.

Është e qartë se Depp ka shumë për të humbur nëse situata e tij nuk ndryshon shpejt, dhe kjo është arsyeja pse nuk ka kursyer asgjë në këtë rast të shpifjes. Depp ka marrë një avokat veteran kredencialet e të cilit do t’ju lënë të tronditur. Kjo është krejt çka dimë për Benjamin Chew-në.

Kush është ai?

Avokati i Deppit ndan të njëjtin emër me avokatin e famshëm që ofroi ndihmë ligjore falas për etërit themeltar të Amerikës gjatë krijimit të kushtetutës. Njësoi si Chew-ja i vjetër, edhe ky e ka goxha një farë rezymeje. Chew-ja i ka gati 30 vjet përvojë në aspektin legal. Ka diplomuar në Princeton University dhe ka studiuar në Universitetin e Virgjinias ku ka diplomuar në vitin 1988.

Prej aty, ai ka bërë goxha emër për veten.

Provimi i tij i jurisprudencës është pranuar në Virgjinia, Distrikti i Columbias por edhe në Republikën e Kosovës në Evropë.

Ai vjen me një përvojë të madhe ndërkombëtare, pasi ka mbrojtur qeveritë në Dubai, Honduras, Nikaragua dhe Ekuador. Në vitin 2012, ai me sukses e kishte ndjekur një rast si prokuror në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, dhe më vonë edhe një rast në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër shtetit të Ganës.

Chew po ashtu ka përfaqësuar edhe këngëtaren e famshme Cher në një rast kundër një ish këshilltari të saj financiar. Por, edhe rasti kundër Amber Heardit nuk është i pari në të cilin ai mbron Johnny Deppin. Ai e ka përfaqësuar aktorin e famshëm edhe në vitin 2017 në një padi për mashtrim kundër një kompanie.

Lajme të ngjashme