Kusari-Lila: Kadareja ishte një titan letrar - NACIONALE

Kusari-Lila: Kadareja ishte një titan letrar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Për vdekjen e shkrimtarit, Ismail Kadare, reagoi edhe Mimoza Kusari-Lila.

Ajo e quajti Kadarenë një titan letrat i cili do të shënoi zbrastësirën më të madhe në letërsinë moderne shqiptare.

Postimi

Ismail Kadare (1936-2024)

Ndarja fizike nga kjo jetë e titanit letrar, Ismail Kadare do të shënojë zbrastësirën më të madhe në letërsinë moderne shqiptare.

Njeriu i cili me veprat e tij prezantoi në skenën botërore pasurinë e historisë dhe kulturës shqiptare, lë pas një trashëgimi që do të qëndrojë sa të ketë frymë shqiptare.

Kadare qau kufirin e hekurt shtetëror të diktaturës komuniste me penën e tij duke përquar në mbarë botën historitë njerëzore për lirinë, shtypjen dhe qëndresën.

Ismail Kadare me veprën e tij hapi rrugë për lirinë shpirtërore të një kombi duke e pasuruar letërsinë, duke frymëzuar lirinë e duke mbajtur gjallë krenarinë dhe besimin e kombit me vlerat dhe orientimin Evropian.

Jemi rritur e ngritur me veprat e tij, kemi gjetur krenarinë e munguar si popull në vlerësimin që i është bërë shkrimtarit aty ku ku për shqiptarët nuk mendohej sa ka vend. Ai theu tabutë, ndërtoi rrugën për tjerët dhe gravoi emrin e tij në përjetësinë e letërsisë botërore.

“Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”, "Kronikë në gur", "Pallati i ëndrrave", "Kështjella", janë veprat e Kadaresë, të cilat prezantuan natyrën njerëzore dhe peizazhin socio-politik të Shqipërisë, ndërsa rrugëtimi i tij në kohë prej fëmijërisë duke përshkruar ndjesinë ikonike që nëna len tek secili fëmijë, Kadare e përkshkruan tek romani “Kukulla”. Aty Kadare fut lexuesin në familjen e tij dhe magjepës me narracionin e ngjarjeve në Gjirokastren e fëmijërisë së tij.

Me veprat e përkthyera në më shumë se 40 gjuhë, titani i letrave shqipe ka magjepsur lexuesit në mbarë botën.

Kadare shënon një epokë të tërë të historisë tonë duke përjetësuar atë me prezencën dhe veprën e tij e cila do të jetojë përgjithmonë!

Lajme të ngjashme