Kujtimet e rikrijume të Norika Sefës
Po e huazojmë një intervistë nga faqja e podkastit Suzanne me regjisoren Norika Sefa, që sapo e fitojë çmimin e pare ne Dokufest.
Norika është një grua regjisore e një vale të re të krijueseve që ka ba boom në vitet e fundit. Filmi i saj artistik "Në kërkim të Venerës" e fitojë çmimin e festivalit të Roterdamit e tash ka ardhë me një film të bazum në kujtimet e rujtuna dokumentare në kaseta të vjetra VHS.
Besnik Krapi si producent dhe Norika si regjisore janë një tandem i hatashëm kreativ - dhe produktiv. Me Norikën folëm për filmin e saj të fundit, kujtimet e shtrembëruara të fminisë, metodin dhe rrëfimin e saj filmik.
Arlinda: Norika, e ke pas premierën e filmit "Si e verdhë e sëmurë" në Dokufest, që po përshkruhet si një "rikonstruktim i kujtimeve familjare të nxjerra nga kasetat". Koxha intrigues edhe koncepti edhe metoda. A ke pasë shumë kaseta familjare edhe są e randësishme është arkiva për storjen tande, për rrëfimin tond?
Norika: Kam pasë shumë xhirime në video kaseta. Ishte shumë e randësishme për mua me i’u kthy atyre dhe mi shiku ato tani, në këtë moshë. Duket sikur duhen vjetë me kalu me i pa filmimet familjare dhe me i njoft mënyrat se si ata përreth nesh e shtrembërojnë dhe riformësojnë realitetin para syve tanë. Dojsha me rikriju atë ndjesi të fëmijërisë, ku gjithçka ishte aq e bukur dhe me bollëk, por në të njëjtën kohë kishte një ndjesi rreziku përreth. Mendoj se me gjithçka që po ndodh në botë tani, ndoshta u provokova me rikriju atë ndjesi. Ndonjëherë është më e lehtë me folë për ndjenjat aktuale duke përdorur një imazh të vjetër, ose e kundërta, ndonjëherë imazhet e reja na sjellin te ndjenjat e vjetra. Kjo ishte ajo që më pëlqeu në këtë proces duke punuar me filmimet e gjetura.
Motoja e podkastit Suzanne është "Stories Retold" e Norika sjell një rrëfim për "A tragedy foretold."
Lexoni krejt intervistën në këtë link.