Kolektivi i DJ-ve që po bënë revolucion në klubet e natës - NACIONALE

Kolektivi i DJ-ve që po bënë revolucion në klubet e natës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Molly Lipson
“Është çmenduri të mendosh se si kemi filluar në një shtëpi të shkatërruar të përbashkët dhe tepër të shtrenjtë në New Cross [Londrën jugore] me një kuzhinë aspak tërheqëse dhe pak më shumë se një vit më vonë, filluam të luanim në koncerte në Wembley [Arena]”. Kjo është mënyra se si Harry Gay, DJ dhe bashkorganizator i kolektivit Queer House Party, e përshkruan me pak fjalë udhëtimin e grupit gjatë dy viteve të fundit.

Harry, së bashku me DJ Nik (DJ passer) dhe Seren (Wacha), dhe prezantuesit dhe kërcimtarët Taali Akosoa Kwaten dhe Liv Wynter, themeluan QHP-në gjatë izolimit të parë për shkak të Covid-19 në 2020. Dy vite më vonë, kolektivi organizoi koncerte private për njerëzit e biznesit në mbarë botën, grumbulloi dhjetëra mijëra paund për grupet sociale lokale përmes shfaqjeve live, organizoi turne së bashku me grupin e muzikës pop Years & Years, intepretoi në festivale të shumta (përfshirë Latitude, Secret Garden Party dhe Sziget), dhe ka sjellë gëzim në jetën e njerëzve queer në mbarë planetin.

E njohur për muzikën eklektike, si dhe ndjesinë ndaj komunitetit, politikave radikale dhe qasjes, Queer House Party filloi si një mënyrë argëtuese për të mbështetur financiarisht themeluesit e saj dhe krijuesit e tjerë në komunitetin LGBTQIA+, të cilët u përjashtuan nga ndihma qeveritare e ofruar për pandeminë në Mbretërinë e Bashkuar. Kur mbi një mijë njerëz ‘morën pjesë’ në shfaqjen e parë të transmetimit drejtpërsëdrejti, grupi kuptoi se kishte goditur në shenjë. “Njerëzit filluan të na dërgonin mesazhe, duke na thënë se sa shumë po i ndihmonim”, thotë Gay. “Disa njerëz ishin në izolim me pjesëtarët e familjes të cilët nuk dinin për seksualitetin ose identitetin e tyre gjinor, kështu që kjo u ofroi një hapësirë ku të ndiheshin vetvetja”.

Përfshirja jonë në turne me grupin Years & Years ishte një nga momentet më të rëndësishme të kolektivit, jo vetëm për mundësinë për të interpretuar në stadiume, por edhe për lidhjet që u mundësuan nëpërmjet atyre skenave për bashkimin e rinisë queer. Me fansa kryesisht tepër të rinj për të shkuar në një klub nate, turneu i Years & Years u dha mundësi adoleshentëve queer të shihnin një performancë të QHP që ndryshe do të kishte qenë e pamundur. “Ne morëm mesazhe të veçanta nga njerëzit që thoshin: ‘Sapo e pashë këtë dhe tani do t’i deklarohem hapur mamasë sime’. Përjetuam shumë momente emocionuese”, shprehet Akosoa Kwaten.

Vetëm në gusht, QHP organizoi 17 koncerte të transmetuara drejtpërsëdrejti, pa vënë shumë gjumë në sy. Këtë vjeshtë, grupi po e merr shtruar dhe po planifikon lëvizjen e radhës. “Ka shumë festa queer që thjesht shtohen, por më pas veniten”, shpjegon Gay, “kështu që është shumë e rëndësishme që të ruajmë parimet tona bazë, të fokusuara në qasjen dhe politikat tonë, pa harruar se nga ia filluam”.
Queer House Party mund ta gjeni në Instagram dhe Twitter

Molly Lipson është shkrimtare e pavarur dhe organizatore nga Mbretëria e Bashkuar

Lajme të ngjashme