Kjo teknikë flirtimi funksionon gati secilën herë, thonë psikologët - NACIONALE

Kjo teknikë flirtimi funksionon gati secilën herë, thonë psikologët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Derisa shumë njerëz e kanë flirtimin veti të natyrshme, shumë prej nesh arrijmë ta bëjmë vetëm me një dorë ndihmëse - ose rrezikojmë t'i largojmë njerëzit me rreshtat e tmerrshëm të mësuar nga kërkimet në Google; si të flirtoj me një grua?

Mirëpo, tash, gjërat mund të lehtësohen për disa prej nesh (jo për mua, pasi kam të dashur), derisa studiuesit kanë identifikuar një teknikë kyçe flirtuese që funksionon gati secilën herë. Dhe fatmirësisht, është falas.

Studiuesit nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU), po ashtu edhe Universiteti Bucknell dhe Universiteti i Nju Jorkut, studiuan flirtimet në Norvegji dhe Nju Jork.

Duke përdorur teorinë e strategjisë seksuale, e cila sugjeron se njerëzit kanë evoluar një meny komplekse të flirtimit, studimi mori për bazë pyetjet ndaj 1000 studentëve nga të dy vendet dhe sekset për të vlerësuar efektivitetin e 40 tipeve të ndryshme të flirtimit për marrëdhëniet afatshkurte dhe afatgjate.

Një prej profesorëve të përfshirë në studim, Mons Bendixen, shpjegoi: "Dallimet individuale në moshë, religjion, tërheqje personale dhe preferenca për marrëdhëniet afatshkurte patën pak apo aspak efekt në atë se sa efektive i konsideruan respodentët taktikat e flirtimit".

Tash, para se të futemi në temën e teknikës, Leif Edward Ottesen Kennair - një profesor nga Departamenti i Psikologjisë së NTNU - përshkroi çka është saktësisht flirtimi.

Në një paraqitje për shtyp, ai shpjegoi: "Flirtimi përfshin sinjale të ndryshme që njerëzit i dërgojnë njëri-tjetrit. Bëhet për të tërhequr partnerë potencialë.

"Burrat dhe gratë flirtojnë për të marrë vëmendjen e partnerit/es të dëshiruar, dhe ndoshta për të arritur një rezultat seksual apo romantik nga ajo".

Kennair vazhdoi: "Efektiviteti dallon nga gjinia dhe nëse qëllimi i flirtimit është marrëdhënie afatshkurte apo afatgjate".

Për shembull, studimi gjeti se njerëzit konsiderojnë sinjalet se jeni seksualisht i disponueshëm të jenë më efektive për gra që po kërkojnë marrëdhënie afatshkurte.

Por një përqafim ose puthje miqësore në faqe nuk do ta zvogëlojë atë në këtë kontekst - gratë që kërkojnë të kryejnë punë do të duhet të sinjalizojnë partnerin potencial se janë të disponueshme duke iu afruar ose duke bërë kontakt me trup ose sy.

Pa i tejkaluar kufijtë, natyrisht.

Në anën tjetër, burrat që kërkojnë marrëdhënie afatgjate do të duhet të tregojnë "shenja bujarie dhe vullneti për t'u përkushtuar".

Por është një armë që funksionon deri në një pikë dhe ajo taktikë është humori.

Kennair shpjegoi: "Njerëzit mendojnë se humori, ose të pasurit aftësi të bësh personin tjetër të qesh, është më efektive për burra që kërkojnë marrëdhënie afatgjate.

"Është më pak efektive për gratë të cilat po kërkojnë vetëm një natë. Por qeshja dhe dënesja me shakatë e personit tjetër është një taktikë efektive flirtimi për të dy sekset".

Rebecca Burch, një bashkëautore nga SUNY Oswego, shtoi: "Nuk është efektive vetëm të jesh qesharak, por për gratë është shumë e rëndësishme t'i tregojnë partnerit potencial se mendon se është qesharak".

Pra, ja ku e keni - nëse dëshironi të siguroni një takim dhe nuk jeni të sigurt për aftësitë e flirtimit, mundohu të gjeni komedianin e brendshëm.

Por, mos u ngutni të bëni ndonjë shaka baballarësh dhe të fitoni efektin e kundërt.

Lajme të ngjashme