Kështu duket hoteli ku nata kushton një milion dollarë - NACIONALE

Kështu duket hoteli ku nata kushton një milion dollarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

YouTuberi i famshëm, MrBeast, u ka treguar fansave si duket një hotel ku një natë e kaluar kushton një milion dollarë, derisa dërgoi krejt ekipin e tij në një kështjellë gjigante ku morën trajtim superyjesh.

MrBeast (aka Jimmy Donaldson) njihet si një personalitet interneti që investon dhjetëra miliona në videot e tij në YouTube.

Në videon e tij të fundit, ai dërgoi ekipin në disa hotele me çmime të ndryshme rreth botës.

Ata gjetën fillimisht një hotel në Indi ku një natë kushton një dollarë, duke ngritur çmimin në një mijë dollarë në natë në një hotel tjetër, e kështu me radhë.


Ai shpjegon në video: "Mora me qera një dhomë hoteli që kushton një milion dollarë nata, dhe gjithashtu mora me qera këtë shpella ku nata kushton njëmijë dollarë, një pallat nënujor ku nata kushton 10 mijë dollarë, një ishull 50 mijë dollarësh dhe shumë më shumë.

"Dhe ne do të kalojmë nga një natë në të gjitha prej tyre, duke filluar nga hoteli më i lirë në botë, në Indi".


Lokacioni i fundit ishte Oheka Castle Hotel në Nju Jork, ku nata kushton një milion dollarë.

Sipas uebsajtit, këtu përfshihet qasja në kështjellë, 10 dhoma mysafirësh, një planifikues profesionist eventesh dhe një dizajner. Fotografi profesionale, shampanjë dhe pasticeri për mirëseardhje, një shërbëtor personal për secilin mysafir, kredi për barin dhe restorantin, një 'eksperiencë darke të personalizuar' me argëtim, një somelier profesionist, një shfaqje me dron me elemente qielli ose shfaqje fishekzjarre, kamionë ushqimor natën vonë, një pishinë, akses 24/7 në palestër, shërbime spa në dhomë dhe një ekipi privat i sigurisë.

"Sapo u futëm na dhanë secilit shërbëtorin e vet",
thotë MrBeast, para se të shohim grupin duke shijuar gjithçka nga kalërimi i kuajve dhe një performancë valltarësh, te fusha e golfit, ku regjistrimi kushton 57 mijë dollarë viti.

Ata gjithashtu kishin akses në një flotë superveturash.

MrBeast madje solli disa abonues të rëndomtë të kanalit të tij për të bërë qejf, duke i thënë kamerës: "Me që ju djema jeni arsyeja pse unë mund ta paguaj këtë kështjellë për një natë, ne ftuam katër abonentë të rëndomtë të qëndrojnë me ne".

Para se të publikohej video, MrBeast diskutoi idenë në TMG Podcast, teksa shpjegoi se dëshironte të krahasonte hotelet që silleshin nga 1 dollarë në 1 milion.

MrBeast shpjegoi se videoja ishte "çmendurisht e shtrenjtë".

Dëshironi të dini si duket një hotel ku nata kushton një milion dollarë, shikoni më poshtë.

Lajme të ngjashme