Kena ma shumë armë se FSK - Çka thoshte kënga e fundit e Butës? (Video, +18) - NACIONALE

Kena ma shumë armë se FSK - Çka thoshte kënga e fundit e Butës? (Video, +18)

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kronikë mbi një vrasje që e pamë dhe fatkeqësisht edhe e dëgjuam.

Vëllai i rep-këngëtarit nga Ferizaji të njohur me nofkën Buta, me inicialet Q. J., është i dyshuari kryesor për një vrasje të rëndë të kryer në këtë komunë gjatë mbrëmjes së kaluar.

I vrari, G.H. del të jetë shumë i njohur në komunitetin e reperëve kosovarë nga qyteti i vogël kosovar. Për të kanë shprehur ngushëllime tashmë dy reperë të tjerë, Fero dhe Fuego.

Nuk dihet saktësisht se cilat ishin motivet e vrasjes, por mediet kanë shkruar se mes Butës dhe të vrarit fillimisht kishte pasur miqësi, por e cila më pas ishte prishur për të përfunduar në armiqësi tash e sa kohë.

Para disa muajsh ndërkohë, këngëtarit ferizajas i ishte djegur madje edhe vetura në një akt që aktualisht nuk dihet nëse është i lidhur me krimin që ndodhi mbrëmjen e kaluar.

K Ë N G A E F U N D I T

Kënga e fundit e këngëtarit BUTA është e titulluar “Rich” (i pasur) dhe në të cilën, ashtu si edhe në të tjerat, glorifikohet dhuna dhe kriminaliteti.

Në një prej vargjeve të kësaj kënge shkruhet si vijon:

“Kena ma shumë armë se FSK,

7.62.44 9mm”

“Alo, alo, 194 përfundon n’QKUK”

Në këtë këngë, reperi Buta me një video-spot që duket se i ka kushtuar shumë glorifikon pasurinë dhe tregon se si mund të ligjërojë për mënyrën se si të qenët gangster të bën edhe të pasur.

FOTO: Pamje nga klipi i këngës, nuk dihet nëse janë të inskenuara apo të vërteta

Ky video-spot në kanalin e Butës në YouTube i ka marrë mbi 1 milionë e 400 mijë shikime dhe mbi 18 mijë pëlqime.

Nuk dihet nëse tekstet e këngëve të këtij këngëtari janë marrë apo do të merren në shqyrtim nga hetuesit e policisë së Kosovës.

FOTO: Pamje të sotme nga vendi i ngjarjes

Ajo që dihet është se kriminaliteti në këto këngë është i himnizuar në përmasa të pabesueshme, ashtu siç janë objektivimi i grave, të qenët i pasur në forma të pandershme dhe të tjera veprimtari që janë të ndëshkueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

KUJDES: Videoja e mëposhtme nuk rekomandohet të dëgjohet nga audienca më sensitive dhe nga personat në moshë minore (-18).

Lajme të ngjashme