Jennifer Lawrence pranon se ka mbetur e traumatizuar nga një skenë e filmit ‘Mother’
Deri tani, Jennifer Lawrence ka pasur një karrierë të bujshme filmike, nga "The Hunger Games" te "Silver Linings Playbook".
Aktorja fitoi plot çmime për paraqitjet e saja impresive, por një prej karaktereve të saj pati një skenë aq tensionuese në xhirime, sa që ajo mbeti e traumatizuar më vonë.
Ai karakter është Mother, nga filmi horror psikologjik i vitit 2017, "Mother".
Nëse nuk e keni parë filmin kontravers me regji të Darren Aronofskyt, është një që nuk duhet ta humbisni.
Në fakt, Lawrence ishte aq e emocionuar dhe e shterrur nga filmi, sa që tha se kurrë më nuk do të marrë një rol të tillë përsëri - pavarësisht se mbetet një prej performancave të saja më të mira.
Lawrence është gati e panjohur si karakteri titullar, i cili është imazhi i urtësisë, pastërtisë, feminitetit dhe partnerja perfekte për gruan e një poeti të njohur të luajtur nga Javier Bardem.
Jeta e tyre paqësore dhe e bukur shpejt kthehet përmbys kur burri i Mother fton dy të huaj në shtëpinë e mirëmbajtur në mënyrë perfekte.
Karakteri i Lawrence ka një tendencë mbrojtjeje për shtëpinë, por ajo sfidohet nga burri i saj, i cili vazhdon të ftojë më shumë e më shumë të ftuar - të cilët dalin të jenë fansa të çmendur të poezisë së tij dhe mezi presin ta bëjnë veten si në shtëpinë e tyre.
Teoria është që karakteri i Lawrence përfaqëson Nënën Natyrë, apo Nënën Tokë, dhe karakteri i Bardem përfaqëson Zotin. Derisa Nëna Natyrë lufton për ta ruajtur shtëpinë që ka ndërtuar, burri i saj fton mysafirë të panumërt që shkatërrojnë gjithçka derisa e detyron atë të lirojë frustrimin.
Mother arrin në pikën e dëshpërimit kur burri i saj bën një aheng lansues për librin e ri, me situatën që shpejt shndërrohet në çmenduri, krejt kjo derisa ajo lihet ta lind fëmijën e tyre e vetme.
Disa momente pas lindjes agonike, Mother vidhet nga gjëja e vetme që i ka mbetur: biri i sapo lindur, derisa burri i saj e merr atë dhe e kalon te të huajt - duke rezultuar me vdekjen e tmerrshme.
Akti final i filmit është i vështirë dhe brutal të shikohet, por sipas Lawrence, ishte edhe më traumatike derisa tentonin ta xhironin.
Duke folur për "Toronto International Film Festival" më 2017, Jennifer tha: "Ishte skena kur u zgjova me një surprizë, dhe vrapova poshtë... kjo ishte ndjenja më e keqe që kam pasur në jetë.
"Ishte e tmerrshme, dhe nuk e di nëse do ta bëj më një film të tillë përsëri."
Në një intervistë më vonë për "Entertainment Weekly", Lawrence foli për kritikat që ka marrë filmi, duke thënë se nuk pendohet që e bëri filmin.
"Jam e lumtur që e bëra. Nëse do të duhej ta bëja përsëri? Nëse do të kishte një pjesë të dytë të 'Mother'? Jo, nuk do të mund ta bëja përsëri. E bëra një herë dhe dhashë gjithçka," tha ajo.
"Isha në njësinë mjekësore me maskë oksigjeni në hundë dhe [Darren] po thoshte, 'ishte jashtë fokusit, duhet ta bëjmë përsëri.' Unë po i thosha, 'po më bën të shkoj në vende që nuk ke qenë kurrë.'
"Thjesht doja ta përfundoja. Është e frikshme të mos arrish ta kontrollosh veten."
