Spielberg shpjegon pse refuzoi filmin ‘Harry Potter’ – e vështirë ta fajësojmë - NACIONALE

Spielberg shpjegon pse refuzoi filmin ‘Harry Potter’ – e vështirë ta fajësojmë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Stephen Spielberg ka zbuluar pse refuzoi filmin e parë ‘Harry Potter’.

Duke qenë regjisori më i suksesshëm në histori (për debat), nuk është befasi se ekzekutivët e studios u kthyen nga ai kur po e shndërronin novelën e popullarizuar në një seri filmash.

Por, pavarësisht joshjes nga të qenurit pjesë e asaj që është bërë sensacion global i një ekskluziviteti, Spielberg vendosi se nuk ishte për të.

Duke folur për 'Reliance Entertainment’, 76-vjeçari tha se i është dhënë mundësia të merrte përsipër ‘Harry Potter and The Philosopher's Stone’, rreth dy dekada më parë.

Në fund, Christopher Columbos, i njohur si regjisor i ‘Home Alone’, mori punën dhe pjesa tjetër është histori - një film i vetëm arriti të grumbullojë 965 milionë dollarë pas publikimit më 2001.

Pjesa tjetër e filmave, të cilët ishin shtatë, fituan rreth 9 miliardë.

Por, pavarësisht suksesit, Spielberg thotë se nuk pendohet që nuk e pranoi.

“Kuptimi personal se si do t'ju përgjysmojë konflikti mes artit dhe familjes, më ndodhi më vonë, pasi e kisha vendosur veten si regjisor, si regjisor që punonte,” tha ai.

"Kate [Capshaë] dhe unë filluam të rritnim një familje dhe të kemi fëmijë.

"Ishte zgjedhje që duhet ta bëja, nëse duhej të pranoja një punë që do të më dërgonte në një shtet tjetër për katër apo pesë muaj, ku unë nuk do ta shihja familjen çdo ditë.

"Kjo ishte një lloj eksperience përçarëse. Kishte shumë filma që zgjodha të mos i bëj. Vendosa të refuzoj "Harry Potterin" e parë në mënyrë që ta kaloja rreth dy vitet e ardhshme me familjen, fëmijët e mi që po rriteshin.

"Kështu që sakrifikova një film të madh, i cili, sot kur shikoj prapa, jam shumë i lumtur për atë që bëra, të qëndroja me familjen time."

Mendoj se kjo është shumë e vështirë për t'u debatuar rreth saj, apo jo?

Kjo vjen pasi Spielberg u kap duke falënderuar Tom Cruisen që shpëtoi industrinë e filmit me filmin e ri ‘Top Gun’.

Regjisori legjendar u takua me aktorin në drekën e nominimeve të Oscars, dhe e falënderoi atë për punën në ‘Top Gun: Maverick’.

Cruise u rikthye në ekran vitin e kaluar me vazhdimin e shumëpritur të klasikut të vitit 1986, ‘Top Gun’.

Dhe doli të jetë mega hit. Mendoj, natyrisht se ishte.

Në përgjithësi, ‘Maverick’ grumbulloi 1.48 miliard globalisht, me Cruise që mori lavdata nga emrat më të mëdhenj të Hollivudit.

Lajme të ngjashme