James Cameron rikrijon skenën ikonike të 'Titanic' për të parë nëse Jack ka mundur të mbijetonte - NACIONALE

James Cameron rikrijon skenën ikonike të 'Titanic' për të parë nëse Jack ka mundur të mbijetonte

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Regjisori i 'Titanic', James Cameron ka rikrijuar skenën famëkeqe në mënyrë që përgjithmonë t'i jap fund debatit nëse Jack Dawson ka mundur po ashtu të qëndronte mbi derë.

E dini skenën të cilës po i referohem - përfshinë një Rose Dewitt Bukater (luajtur nga Kate Winslett) gati duke u ngrirë nga të ftohtit, mbi një derë që lundon mbi oqean pasi 'Titanic' godet copën e akullit dhe fundoset.

Gjërësisht ka qenë pjesë e debatit, me disa fansa që besuan se i gjori Jack (luajtur nga Leonardo DiCaprio) ka mundur të shpëtohej nëse Rose thjesht do t'i bënte pak vend dhe ta lejonte të hipte. Tash mund të shihni eksperimentin shkencor dhe t'i përgjigjeni pyetjes më poshtë.

Besoni apo jo, 'Titanic' mbush 25 vite këtë vit, dhe për të markuar datën, "National Geographic" bëri një dokumentar të veçantë që, në mesin e gjërave tjera, rikrijon skenën ikonike dhe zbulon një herë e përgjithmonë nëse Jack dhe Rose kanë mundur të jetojnë të lumtur përgjithmonë.

Duke u përfshirë në debat më herët, Cameron tha se vdekja e Jack ishte esenciale për skenarin e filmit - duke thënë: "Ai duhej të vdiste. Është sikur Romeo dhe Juliet. Është një film për dashurinë dhe sakrificën dhe vdekjen. Dashuria matet nga sakrifica."

Por, tash, ai ka shkuar një hap tutje dhe ka përfshirë shkencën për ta përkrahur mendimin e tij.

Duke folur për testin vitin e kaluar, Cameron tha: "Kemi bërë një studim shkencor për ta mbyllur këtë debat përgjithmonë.

"Kemi marrë dy njerëz që kishin masën e njëjtë si Kate dhe Leo dhe vendosëm sensorë nëpër gjithë trupin e tyre dhe pastaj vëmë akull në ujë dhe i testuam për të parë nëse kanë mundur të jetojnë dhe përgjigja ishte se nuk kishte mundësi që të dy të mbijetonin."

Por duket se Cameron tash e pranon se, derisa teknikisht ka qenë e mundur të shpëtohej Jack, nuk është ajo çka karakteri do të dëshironte.

Në dokumentar, ai zbulon: "Jack ka mundur të jetonte por ka shumë variabla. Mendoj se procesi i mendimit të tij ishte, 'nuk do të bëj asnjë gjë që e rrezikon atë'. Dhe ky është 100% karakteri."

Ndërkohë, në dhjetor, Winslett zbuloi pikëpamjet e saj rreth debatit për qëndrimin e të dyve mbi derë, duke thënë: "Njëherë e përgjithmonë, atë do ta zinte mbi derë por nuk do të arrinte të mbetej mbi ujë."

Lajme të ngjashme