Jam shumë e lumtur me të dashurin por pse nuk më bëhet seks me të? - NACIONALE

Jam shumë e lumtur me të dashurin por pse nuk më bëhet seks me të?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Artikull i përkthyer nga 'The Guardian'

Kam qenë me të dashurin tim tash e 10 muaj dhe nuk kam qenë asnjëherë më e lumtur. Kemi shumë gjëra të përbashkëta, ai është qesharak dhe i sjellshëm; është absolutisht shoku im më i ngushtë - mos ta përmend faktin se është i bukur. Problemi, megjithatë, është se nuk tërhiqem më seksualisht. Para tij, kurrë nuk kam pasur marrëdhënie, vetëm situata, ku unë po trajtohesha goxha keq nga burrat por isha e eksituar për të bërë seks me ta. Nuk e ndjej këtë me të dashurin tim, megjithatë. Ne bëjmë seks por jo rregullisht sepse më parë thjesht relaksohem me të, ose puthemi, përqafohemi, flasim dhe flemë. Thjesht nuk mund të shqetësohem me seks. Kur bëjmë seks, edhe pse e shijoj, dua ta përfundoj shpejt. Nuk mund ta shoh veten shumë seksuale me këdo posa futem në marrëdhënie me ta. Njëmend besoj se se ai është shpirti im binjak dhe nuk dua që kjo të jetë diçka që mund të shkatërrojë marrëdhënien. Nuk duket se e shqetëson as atë aq shumë (deri tani). Mendoj se atij më së shumti i intereson të kalojë kohë kualitative me mua. Por, unë thjesht nuk mund të ndalojë së menduari nëse diçka nuk është në rregull me mua - ose ne. A ka diçka që mund të bëj?


Përgjigja e psikoterapeutes së "The Guardian", Pamela Stephenson Connolly


Erotizmi i rritur shpesh ndodh në situata të paqëndrueshme, zakonisht kur ka diçka të gabuar, tabu ose të ndaluar. Tërheqja ndaj një partneri të paligjshëm ose ndaj dikujt në një mjedis të papërshtatshëm mund të rrisë vërtet ngarkesën erotike. Por, ndërsa disa lidhje të ndaluara zgjasin, shumica janë të përkohshme ose humbasin një pjesë të shkëndijës nëse sanksionohen. Në të kaluarën ju dukej seksi i rastësishëm frymëzues, por në një marrëdhënie të qëndrueshme do t'ju duhet të zbuloni se si të bëni seks të kënaqshëm pa emocionet e qëndrimit të një nate. Nëse ka një tërheqje të vërtetë midis jush dhe partnerit tuaj aktual, kjo duhet të jetë e mundur. Sidoqoftë, nëse situata juaj aktuale është një marrëdhënie e bazuar më shumë në një fantazi të asaj që mendoni se dëshironi, ajo mund të mos zhvillohet. Ndërkohë, do të ia vlente të hetohej interesi juaj i ulur seksual si simptomë e ndonjë shkaku tjetër, si depresioni, ankthi, stresi ose efektet anësore të ilaçeve.

Lajme të ngjashme