I dashuri im ka më pak eksperiencë se unë, si ta bind të relaksohet dhe ta shijojë seksin? - NACIONALE

I dashuri im ka më pak eksperiencë se unë, si ta bind të relaksohet dhe ta shijojë seksin?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Artikull i përkthyer nga "The Guardian":

I dashuri im (20-vjeç) dhe unë (18-vjeç) kemi dy muaj e gjysmë që takohemi, na pëlqen njëri-tjetri dhe bëjmë seks të mirë. Ai definitivisht shijon shumë seksin me mua, por ai asnjëherë nuk ejakulon sepse thotë se bëhet i butë në momentin që e ndjen se po i vie. Jam partnerja e tij e parë seksual dhe e dashura e parë si duhet, kështu që është e vështirë ta pyes çka i pëlqen sepse nuk është i sigurt.

Ne gjithashtu jetojmë në një akomodim të ndarë dhe nuk mund ta bëjmë aq shpesh. Ai e ka pranuar se ndihet në ankth sepse është partneri im i gjashtë seksual dhe i dashuri i katërt - dhe dëshiron të jetë perfekt, edhe pse e kam siguruar. E di se do të duhet kohë për të që t ëndihet rehat, por a ka diçka që mund të bëj për të ndihmuar?

Përgjigja e psikoterapeutes së "The Guardian":

Ke të drejt kur supozon se do të duhet kohë. Finesa seksuale nuk vjen natyrishëm dhe nuk arrihet lehtë. Në fakt, është diçka që njerëzit e mësojnë ndër vite. Gjëja më e mirë që mund të bësh është të mundohesh të bësh qejf me të. Të luash paksa gjatë bërjes së dashurisë, redukton ankthin dhe sensin e presionit për të performuar. Dhe, edhe pse keni zhvilluar një modul që duket se funksionon, je e përgëtitur ta përzieni dhe të provoni stile tjera. Disa njerëz e gjejnë të vështirë fillimisht të ndërrojnë nga seksi solo në seksin me partner, kështu që lejoi atij të zbulojë të udhëheqë vetë. Me siguri ekziston ndonjë pozitë për të që do ta ndihmojë ta kryejë, por ai duhet të ndihet i sigurt të provojë mënyra tëndryshme - të fokusohet në kënaqësinë e tij dhe jo në tënden.

Lajme të ngjashme