Jam burrë 37-vjeçar që nuk bën seks, është zgjedhja ime dhe jam i lumtur për këtë - NACIONALE

Jam burrë 37-vjeçar që nuk bën seks, është zgjedhja ime dhe jam i lumtur për këtë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa ditë pas Krishtlindjeve të vitit 2016, ndalova së bëri seks.

Nuk ishte komunikatë e bujshme ose zgjedhje e stilit të jetesës. As nuk ishte tentativë për të gjetur kuptimin më të thellë të jetës. Madje, nuk ishte as vendim shumë i vetëdijshëm. Erdhi në rrethanat gjatë një ndarjeje. Javët u bënë muaj, e pastaj vite. Dhe ja ku jam, gjashtë vite më vonë, një burrë 37-vjeçar që nuk bën seks.

Dhe e dini çfarë? Jam I lumtur.

Kjo nuk do të thotë se vetpërmbajtja ime nuk ishte e dhimbshme, dhe arsyet prapa të mos bërit seks janë totalisht dhe thellësisht personale dhe nuk janë shumë të thjeshta të shpjegohen.

Mbaj mend herën e fundit që bëra seks me qartësi absolute. Nuk e kuptova atë kohë, por ishte gati të më përmbysej bota para syve. Kisha qenë me të fejuarin bashkë për shtatë vite dhe isha shumë I dashuruar. Ishim fejuar disa muaj më parë.

Por, herën e fundit që bëmë seks – ose, të paktën, që u munduam të bëjmë seks para se të dorëzohej, e bëri me irritim dhe me zemrën dhe mendjen diku tjetër – E dija, disi, se ajo do të jetë hera e fundit.

Kur më në fund u ndamë, disa muaj më vonë, seksi ishte gjëja e fundit në mendjen time. Bëra atë që bëjnë shumica e njerëzve pasi të ndahen nga partneri, dhe e hodha veten në karrierë, socializim dhe familje. Gjithçka veç lidhjeve, dhe sigurisht gjithçka tjetër, veç seksit.

Të jem i sinqertë, është më thellë se kaq. Kurrë nuk kam qenë shumë rehat me seksin dhe intimitetin për disa arsye, dhe mendoj se arsyet e heqjes dorë vijnë shumë kohë para marrëdhënies, e cila ishte e para për mua.

Për një gjë, gjithmonë kam pasur probleme me imazhin trupor. Si tinejxher, asnjëherë nuk jam ndjerë totalisht rehat me paraqitjen time fizike – qartazi as me paraqitjen time lakuriq. Zhveshtoret e shkollës ishin makth.

Të qenurit burrë gej i komplikon edhe më shumë gjërat. I kam kaluar vitet e mia si tinejxher I mbyllur, dhe seksi me burra mbeti mister deri në të 20-at e hershme. E humba virgjërinë vonë, si 23-vjeçar, dhe u takova me partnerin e vetëm afatgjatë disa vite më vonë. Seksi me të cilin u njoftova ishte seksi me dikë që e doja.

Por diku përgjatë asaj marrëdhëniejeje, fillova ta asociojë seksin me stres. Unë dhe partneri im punonim orë të gjata në punë kërkuese, kështu që momentet së bashku ishin shpesh të ngarkuara. Sa më pak seks që bënim, aq më të fokusuar ishim, dhe shkaktonte më shumë tension kur njëri ose të dy ndiheshim se tjetri nuk po e shijonte.

Më në fund erdhi momenti, natyrisht, krejtësisht ndryshe nga seksi në një marrëdhënie dhe për mënyrën si njoftimet kishin ndryshuar përgjatë viteve sa isha me partnerin, më erdhën si shok. Çasja e shoqërisë ndaj seksit u duk se kishte ndryshuar. Shumë prej miqve të mi ishin në marrëdhënie të hapura, më të lumtur të kënaqin nevojat e tyre me një të panjohur të bukur, para se të ktheheshin në shtëpi te dikush që ata thonin se e donin.

Aplikacionet e njoftimeve kishin ndryshuar botën e takimeve. Seksi është më i çasshëm se çdoherë më parë, është bërë gati transaksional, pa emocion, dhe e gjej veten instiktivisht të rebeluar kundër tij. Kurdo që një mik zhduket gjatë natës, e kthehet më vonë duke e gjetur veten të bllokuar nga njeriu me të cilin kishin qenë intim vetëm disa orë më parë, e gjej depresive.

E di si tingëllon krejt kjo, vazhdimisht tallem nga miqtë rreth pikëpamjeve për seksin – dhe e kuptoj këtë krejtësisht. Të jem i sinqertë, jam edhe vet I befasuar. Seksi është, pas së gjithash, kënaqësia më e madhe. Pse t’i mohoj vetes atë? A po e mbimendoj?

Seksi mund të jetë një prej eksperiencave më të kënaqshme, por është gjithashtu një prej më intimeve. Ta çosh kot intimitetin me një të panjohur duket e pakuptimtë. Seksi është më i mirë kur është shprehje e dashurisë. Derisa të bie në dashuri përsëri, do të vazhdoj kështu. Dhe jam I lumtur me këtë.

Ky artikull është përkthyer nga rubrika e ‘Lifestyle’ nga ‘The Guardian’.

Lajme të ngjashme