Italia me sanksione edhe ndaj Dostojevskit
Në vazhdën e luftës në Ukrainë, tema e ditës janë bërë edhe sanksionet e vendeve, kryesisht perëndimore, ndaj Rusisë. Por, kujt do t’ia merrte mendja se nga këto sanksione do të pësonte edhe autori i madh i letërsisë ruse, Fjodor Dostojevski?
Universiteti i Milan Biccoa në Itali ka anuluar ligjëratat për shkrimtarin e njohur, pavarësisht faktit që ai nuk ka asnjë lidhje me agresionin në Ukrainë dhe, veç të tjerash, pavarësisht faktit që shkrimtari ka 141 vjet që ka vdekur.
Mediat italiane raportuan që Paolo Nori, shkrimtar, do të mbante një kurs për Dostojevskin në këtë universitet, por universiteti e anuloi.
Reagimi i profesorit ishte përmes instagramit të tij në të cilin, videos së tij shpjeguese ai ia bëri përshkrimin “Sot në Itali, jo vetëm të qenit rus dhe i gjallë është arsye për të qenë fajtor”.
Ky është edhe një moment tjetër në të cilin kultura dhe politika e kanë të pamundur të ndahen në debatin publik në botë, si edhe një argument tjetër që, e njohura “Cancel Culture”, pavarësisht sesi dhe me ç’motive fillon, mund të përfundojë në eskalim krejtësisht qesharak.