"I tërbuari" i famshëm i klubit më në fund zbulon çfarë droge kishte përdorur atë natë
Le ta pranojmë, të gjithë e duam dhe kemi nevojë për një natë të shfrenuar në klub nate nganjëherë - dhe me Krishtlindjet tashmë prezente, shumë prej nesh do t'i frekuentojnë për të festuar.
Dhe është fer të themi se askush nuk feston më fort se "burri i tërbuar".
Shaun Jackson u bë i famshëm pasi u shfaq në një video promo të një klubi nate më 2014, derisa shihet duke kaluar atë që duket koha e jetës së tij.
Besoni apo jo, ajo video është tetë vite e vjetër tash, por Jackson mbetet një ikonë e padiskutueshme.
Qartazi Jackson ishte nën efektin e diçkaje, në bazë të asaj që shohim në pamje, derisa tash ka zbuluar llojin e substancës së përdorur atë natë.
Në një episod të podkastit "Flexxed" më 2019, Jackson u shpreh, si më poshtë.
Befasisht, Jackson pranoi se nuk e kishte ndërmend të dilte atë natë, por iu kërkua nga të tjerët nëse donte të shkonte në një klub në Preston.
Ai tha se iu kërkua të dilte në "Bounce by The Ounce" në Preston, një klub për të cilin Jackson më herët kurrë nuk kishte dëgjuar.
Duke folur në podkast, ai tha: "tre të katërtat e një shishe vodka tashmë në fyt dhe më pas tre ose katër copë MD (MDMA) shumë të mirë.
"Pjesa tjetër është histori", derisa qeshin nikoqirët e podkastit.
Tutje, ai shtoi: "Kur dal, pa marrë parasysh a ka kamerë apo jo, gjithmonë bëj diçka të çmendur për t'i bërë njerëzit të qeshin".
Të tjerë në podkast kërkuan nga Jackson që të bënte lëvizjet ikonike përsëri, e ai nuk heziton, duke i lënë të tjerët të shkrirë.
Ai thotë se gjithçka u bë edhe më çmenduri më vonë gjatë natës - thjesht jemi të tërbuar që nuk ishte e xhiruar po ashtu.
"Burri i tërbuar" është aq ikonik sa në muajt e fundit ishte krijuar një figurë në nder të tij.