I lindur me bë pare: Bruce Springsteen zyrtarisht miliarder, sipas Forbes - NACIONALE

I lindur me bë pare: Bruce Springsteen zyrtarisht miliarder, sipas Forbes

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Njeriu i gjashtë dekadave karrierë, i 21 albumeve, i 140 milionë albumeve të shitura në krejt globin, fituesi i 20 çmimeve Grammy dhe tani, legjendë amerikane e rockut, Bruce Springsteen ka arritur statusin e miliarderit.

Sipas të dhënave të fundit që ka publikuar Forber, pasuria e Springsteen ka arritur në 1.1 miliardë dollar, duke iu bashkuar kështu miliarderëve të muzikës si Paul McCartney dhe Taylor Swift.

Në vitin 2021, Springsteen shiti katalogun e tij muzikor për kompaninë Sony, në një vlerë prej 550 milionë dollarësh dhe artisti arriti të gjenerojë më shumë të hyra në vitet pasuese në projektet e reja dhe koncerteve.

Më herët, gjatë këtij viti, Pacul McCartney u bë miliarderi i parë muzikor në Mbretërinë e Bashkuar, derisa këtë titull e arriti edhe Taylor Swift./euronews/nacionale/

Lajme të ngjashme