Heshtja që peshon rëndë: Pse Dafina, Fifi, Ledri e të tjerët nuk flasin për dyshimet e errëta seksuale të kolegëve? - NACIONALE

Heshtja që peshon rëndë: Pse Dafina, Fifi, Ledri e të tjerët nuk flasin për dyshimet e errëta seksuale të kolegëve?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ne një protestë të thirrur nga organizata të ndryshme feministe, përveç qytetarëve kishte edhe fytyra publike, në mesin e të cilave edhe politikane, e artiste të estradës. Ndër këngëtaret më të njohur që mori pjesë në protestë është Dafina Zeqiri, e cila një ditë para se të mbahej protesta i kishte ftuar ndjekësit e saj të shumtë që të dalin në protestë. Asaj i është kërkuar të mos jetë pjesë e “rreshtit të parë” të protestës, për shkak të mosdistancimit nga kolegët e saj, që akuzohen nga prokuroria për abuzime seksuale.

Zeqiri kishte bëre edhe një video në Tik Tok, e ku ishte përlotur. Megjithatë, ajo ishte treguar më e ashpër në profilin e saj të Twitter, duke bllokuar të gjithë ata e akuzonin për feminizëm selektiv.

Shumë qytetarë i kërkuan Zeqirit distancim nga kolegët e saj, Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko për të cilin ka një aktakuzë nga prokuroria për marrëdhënie seksuale me një të mitur pa dëshirën e sajë.

Mirëpo Dafina, “çele guri gojën”.

Madje menaxheri i sajë Pëllumb Çitaku, për Nacionalen disa muaj më parë kishte thënë se kanë zgjedhur të mos deklarohen për rastin deri në një vendim të gjykatës.

“Mendoj që në këtë fazë, kur s’ka verdikt, s’është korrekte me reagu në favor të cilësdo palë, e me interferu në punë të drejtësisë,” - tha Çitaku.

As në rastin e dhunimit të 11-vjeçares nga 5 të dyshuar, nuk ka ende vendim të gjykatës. Megjithatë, një gjë e tillë nuk e ka penguar këngëtaren Dafina që të protestojë dje.

Me Gjikon, Dafina ka një bashkëpunim në vitin 2017, pra saktësisht dy vite pasi Gjiko kishte kryer krimin.

Zeqiri ishte ofenduar se pse protestuesit nuk e kishin lejuar që të i printe protestës, ku luftën e kishte zhvendosur në rrjetet sociale duke sulmuar grupet feministë dhe organizatorët e protestës.

Kishte të shumtë të cilët e përkrahnin Zeqirin, por shumë të tjerë u kthyen kundër duke e akuzuar për përkrahje të Gjikos, i cili sipas prokurorisë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur pa pëlqimin e sajë.

‘’Herën tjetër tregon ta shtrojmë një tepih të kuq’’, ‘’Protestën e radhës do të krijojmë një zonë VIP në protestë për të të akomoduar’’, ishin disa nga kundërshtimet që përdoruesit e Twitterit i bën zonjës Zeqiri.

Këngëtari Ledri Vula, i cili po ashtu beri thirrje në rrjetet sociale për të i’u bashkuar protestës, ndonëse nuk u pa asgjëkundi, ka më shumë se 5 bashkëpunime më reperin Gjiko, i fundit prej të cilëve 10 muaj më parë.

Por as z.Vula, nuk është distancuar asnjëherë nga një nga bashkautorët e tij më të ngushtë.

Në një video të publikuar nga mediet në Shqipëri, shihet këngëtarja Fifi duke debatuar më një aktivistë feministë, se kush kishte organizuar protestën pasi që emri i saj nuk u përmend si organizatore.

Behët fjalë për protestën e cila ishte mbajtur në Tiranë, në solidarizim më atë se çfarë kishte ndodhur më 11-vjçaren në Prishtinë.

Fifi dëgjohet duke thënë se “protesta nuk do të bëhej nëse nuk do të bënte thirrje ajo për të u bashkuar”, ndonëse një gjë e tillë është hipotetike.

Fifi ka publikuar një këngë me Gjikon, të dyshuarin nga prokuroria për abuzim seksual me një të mitur.

Kjo këngë është publikuar 4 javë më parë, pra pasi aktakuza ndaj Gjikos ishte bërë publike në medie.

Andaj, një pyetje që është bërë nga persona të ndryshëm në Twitter, duhet rishtruar këtu: a po përdorin këngëtaret e estradës feminizmin si mjet për të ndërtuar në imazh pozitiv?

* Të gjithë të apastrofuarit në këtë tekst janë të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatave.

Lajme të ngjashme