Fshati Hekal i Mallakastrës: Një kronikë për turizmin shqiptar - NACIONALE

Fshati Hekal i Mallakastrës: Një kronikë për turizmin shqiptar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Moti me temperatura të ngrohta ka bërë që të fillojë sezoni turistik. Kosovarët frekuentojnë më së shpeshi vendet bregdetare të Shqipërisë, si Durrësi, Shëngjini, e Dhërmia.

Rëra e bollshme i bën këto plazhe, jo vetëm shumë të dobishëm nga ana shëndetsore, por edhe të përshtatshme për familjarët që mund të pushojnë të qetë bashkë me fëmijët e tyre.

Këto plazhe janë më të populluarizuara andej, për shkak të përqëndrimit të madh të hoteleve dhe qendrave të banimit. Kjo nuk do të thotë që janë vetëm këto vende. Edhe turizmi malor përshkon një ndalesë të këndshme për çdo vizitor.

Në fshatin Hekal të Mallakastrës, "Agroturizëm Bylis" është një investim familjar që së fundi gjen edhe mbështetjen e qeverisë përmes Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR). Kryeministri Edi Rama e solli në vëmendje këtë investim. Aty mund të shijosh kuzhinën tradicionale, duke shëtitur përqark për të shijuar Bylisin antik, freskun e anëve të Vjosës, e shumë atraksione të tjera të zonës.

Hekali i Mallakastrës

Një gërshëtim i bukurisë natyrore, trashëgimsë historike, ndërtimit me shije dhe kulinarisë vendase bio. “Agroturizëm Bylis” në Mallakastër është një tjetër ndalesë e këndshme për çdo vizitor që preferon turizmin malor.

Krahina e Mallakastrës, që përbën një trevë të përcaktuar gjeografike, përshkohet në përëndim nga lugina e Gjanicës dhe Vjosës. Për t’u lidhur me këtë luginë shërbejnë vetëm dy qafa, ajo e Sinjës dhe e Gllavës, si rrugë tradicionale, që përshkojnë krahinën e Mallakastës dhe që lidhin me krahinat kodrinore.

Për kohën antike ishin kryesore rrugët që ndiqnin kurrizet kodrinore duke evituar përrenjtë dhe kalimet e lumit. Prej tyre më e rëndësishme ishte ajo gjatë kurrizit në të majtë të Gjanicës, Gurzezës, Kasnicës, Drenovës, dhe duke kaluar Hekal (Bylis) e Kolos, vazhdonte nëpër bregun e majtë. Rruga tjetër më pak e rrahur ndiqte vargun lindor duke u futur ndërmjet fushës së Roskovcit drejt Kurjanit, Ngjeqarit dhe nëpërmjet qafës së Ngraçanit, duke u degëzuar në qafën e Gllavës, njëra drejt luginës së sipërme të Osumit dhe tjera në luginën e sipërme të Vjosës.

Këto rrugë përshtrihen gjatë kurrizeve kodrinore që në periudhën antike piketojnë vendbanime të fortifikuara apo të hapura, të cilat duke qenë larg territoreve bujqësore duken se ishin në funksion të këtyre rrugëve.

Kultura, kuzhina dhe rekreacionet e tjera

Tendencat e turizmit në rajonet malore kanë ndikimet e tyre për t’u përshtatur me sfidat e krijuara nga njeriu në raport me natyrën. Në Hekal përjeton plot emocione dhe nostalgji të një natyre kaq të pastër, përveç kësaj është edhe vend historik ku mund të bësh homazhe te varret e patriotëve të shquar.

Nëse miku shkon në Hekal sipas traditës dhe zakonit të vendit, ai duhet të nderohet njëlloj si “hyjnitë”.

Përveç bollëkut të pamjeve natyrore, aty shërbehet ushqim i shijshëm dhe tradicional.

Unik për mozaikët fantastikë, monumentet interesante dhe faktin se ende një pjesë shumë e madhe e Parkut Arkeologjik Bylis nuk është gërmuar, ai shtrihet në një pozicion dominues, 540 metër mbi nivelin e detit.

Gjithnjë e me shumë turizmi po shndërrohet në furnizuesin kryesor të ekonomisë me të ardhura. Për herë të parë këtë vit, turizmi u ngjit në krye të klasifikimit për sa i përket prurjeve valutore në ekonominë vendase nga jashtë. Vlerat monetare që u përfituan, kaluan dërgesat e emigranteve, të ardhurat nga eksportet dhe të ardhurat që futen nga investimet direkte, duke u shndërruar në një burim madhor të ardhurash dhe punësimi.

Lajme të ngjashme