Hawolf sjell ‘Bukë e Kryp’
Grupi nga Prishtina, “Hawolf” ka publikuar këngën më të re.
Grupi i përbërë nga katër vëllezërit Havolli: Granit Havolli (vokal dhe kitarë), Yll Havolli (kitarë kryesore), Ylber Havolli (bas) dhe Lum Havolli (bateri), më nëntë mars ka publikuar këngën “Bukë e Kryp”.
Kënga ka një ngjyrë të theksuar të rock-ut dhe kombinon emocione të forta e mesazhe sociale të drejtpërdrejta.
Teksti i këngës nuk tregon vetëm një realitet të hidhur, por flet edhe për një lloj kthimi tek thjeshtësia dhe vlerat themelore.
Kënga “Bukë e Kryp” sjell një kombinim të fortë të tingujve dhe tekstit, që të lidhin me secilën fjalë e notë që vjen.
Më poshtë, gjeni tekstin dhe videoklipin e këngës “Bukë e Kryp”.
A kem deviju’?
Spo muj’ me u msu’
Çekiç me i mshu’
Dorës që t’ka ledhatu’
A vjen një ditë?
Pres pres, çdo ditë
Dielli kur m’bon dritë
Kujtimet më mbajnë
Malli m’ka marrë
Buk’ kryp
Zemër gjan’
Bashkë kemi knu’
T’keqen kem’ luftu’
Edhe një herë
Bashkë si at’herë
A vjen një ditë?
Pres pres, çdo ditë
Dielli kur m’bon dritë
Kujtimet më mbajnë
Malli m’ka marrë
Buk’ kryp
Zemër gjan’