Harrojeni Daut Demakun, në Panairin e Librit në Tiranë "shiten" “libra demotivues” - NACIONALE

Harrojeni Daut Demakun, në Panairin e Librit në Tiranë "shiten" “libra demotivues”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Panairi i Librit ka filluar dje në Tiranë, që është panair i përvjetshëm që mbahet vazhdimisht mes datave 16-20 nëntor. Sigurisht, mijëra tituj librash janë të qasshme për lexuesit që frekuentojnë këtë panair.

Nga historia, politika, biografitë, psikologjia, romane, libra motivues janë disa prej zhanreve që ofrohen për lexuesit.

Por libraria e “Shtëpia e Librit”, që nga postimet e fundit duket të jetë prezente me stendë në Panair, ka zgjedhur një mënyrë absolutisht inovative për t’i bërë marketing librave të stendës së tyre.

Ata kanë vendosur një mbishkrim se në stendën e tyre ka libra demotivues.

“Kemi libra demotives!”, është mbishkrimi i çuditshëm që ka botuar “Shtëpia e Librit” në Facebook, por njëkohësisht edhe shumë tërheqës.

Por, ata kanë zgjedhur edhe një thënie të z.Franz Kafkës, një nga autorët më të pëlqyer, për të përçuar një rrymë demotivimi.

“Ti je i lirë dhe për këtë arsye je i humbur!”, thuhet në citatin që “Shtëpia e Librit” e ka marrë nga libri i Kafkës “Letër Babait”.

Një gjë qasje e tillë do të befasonte edhe z.Daut Demakun, i cili njihet për shpjegimin e një “filozofie” shumë motivuese, që i jep rëndësi jetës e dashurisë.

Nuk dihet arsyeja pse “Shtëpia e Librit” ka zgjedhur një qasje të tillë, megjithatë duhet vlerësuar kreativiteti i tyre për të tërhequr vëmendje. Ndoshta kjo do të shtojë numrin e lexuesve që aktualisht është jashtëzakonisht i vogël në mesin e shqiptarëve të Shqipërisë.

"Kjo shifër rritet kur vjen puna për të blerë libra, pasi 78.2% e shqiptarëve nuk kanë blerë asnjë libër përgjatë vitit 2022. Ndërkohë, 7.2% e shqiptarëve kanë blerë vetëm 1 libër, 10% e tyre kanë blerë 2-3 libra, 1.9% kanë blerë 4-5 libra dhe 1.9% e tyre kanë blerë më shumë se 5 libra.", shkruante Euronews.al ditë më parë.

Mungesën e lexuesve disi e kanë parandjerë edhe vetë organizatorët e Panairit të Librit në Tiranë, pasi motoja e përzgjedhur për këtë edicion është simpotmatike për gjendjen e lexueshmërisë në Shqipëri. "Të gjithë jemi lexues" - është motoja e Edicionit të 25-të të Panairit të Librit në Tiranë.

Lajme të ngjashme